Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se 12 sirianë janë arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë të një 19 vjeçari, i cili u plagos me thikë dy muaj më parë.
Prokurorët në qytetin perëndimor të Essen kanë thënë se sulmi ishte dukshëm i nxitur nga marrëdhënia e të riut me një vajzë 19 vjeçare siriane e cila ishte gruaja e njërit nga të dyshuarit.
Kryeprokurorja Birgit Juergens ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe prindërit e njërit nga të dyshuarve.
Ajo tha se të dyshuarit kishin vendosur që të vrisnin viktimën për të ruajtur “nderin” e familjes, pasi kishin parë fotografitë e tij dhe të vajzës në rrjetet sociale.
Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në muajin Maj, ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar të mërkurën më 25 korrik të 2018, si dhe tre të tjerë janë dorëzuar vetë në polici. Të dyshuarit janë të moshës 22 e deri në 46 vjeç.