SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për operacionin për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, ku zbardh akuzat dhe informon se janë ekzekutuar 6 nga 8 masat e sigurisë të lëshuara me vendim të GJKKO-së. Në kërkim është edhe Ergys Agasi, për goditjen e të cilit duket se është sajuar me porosi edhe dosja penale nga prokurori Bledar Maksuti, i cili disa muaj më parë tha para Gjykatës Kushtetuese se gazetarët merrnin leje në SPAK kur publikonin lajme në lidhje me dosjet e Prokurorisë së Posaçme.
Kur opinioni publik ishte përgatitur për ndonjë dosje me fakte bombastike, nga njoftimi zyrtar i SPAK-ut nënkuptohet se kemi të bëjmë me një fluskë sapuni sa i takon hetimit të Ergys Agasit. Në mungesë të provave dhe fakteve për të goditur dhe implikuar Agasin në dosjen e kontrabandës së cigareve, në lidhje me bandat, tenderat, emërimet e pretenduara etj., duket se është sajuar një histori pengmarrje dhe konkurrencë e paligjshme, e paprecedentë edhe për veprimtarinë e SPAK-ut.
Nuk mund të ketë akuzë për pengmarrje pa denoncim nga viktima ose familja. Kështu që duket se edhe pas emërimit të drejtuesit të ri, SPAK, në rastin konkret prokurori Bledar Maksuti, po ecën me parimin e gjetjes fillimisht të fajtorit të shpallur si i tillë nga linjat e degraduara të opoiztës dhe thashethemnaja e Tiranës, duke futur në burg ‘fajtorin’ dhe më pas duke proceduar me mbledhjen e provave rrugë






