• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Edhe pas hekurave intriga! 21 janari”: Meta rrëfehet në SPAK! Mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën!

December 19, 2025
in Aktualitet, Debat

Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu. Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

Next Post

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

Vizita në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith është një turp

Belinda duhet t’i dalë zot vetes

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved