• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqiptares i heqin kurorën e “Miss Finlanda 2025”, pas fitores që ndezi polemika të mëdha!

December 19, 2025
in Metro

Sarah Dzafces, vajza me origjinë shqiptare që u shpall “Miss Finlanda 2025”, do të humbasë kurorën, siç konfirmuan organizatorët e konkursit të bukurisë në një konferencë për shtyp të enjten.

Vendimi vjen vetëm pak muaj pasi ajo u shpall fituese në shtator, një triumf që u shoqërua menjëherë me reagime të forta dhe polemika në rrjetet sociale, fillimisht edhe për shkak të origjinës së saj shqiptare, gjë që shumë vendas e quajtën të paprecedent dhe të padrejtë.

Mirëpo debati mori një kthesë të re kur në media qarkulloi një fotografi e Dzafces duke bërë një gjest që u interpretua gjerësisht si racist. Në imazh, ajo shihej duke tërhequr sytë me gishta, në një formë që imiton tiparet aziatike, ndërsa poshtë ishte shkruar në finlandisht: “kiinalaisenkaa syömäs”, që përkthehet përafërsisht “duke ngrënë me një person kinez”.

Gesti u kritikua ashpër nga shumë qytetarë dhe nga komunitetet aziatike, të cilët e panë si një tallje ofenduese. Fillimisht, Dzafce u përpoq ta justifikonte gjestin duke thënë se kishte “dhembje të fortë koke”, por reagimet publike nuk u qetësuan.

Organizata “Miss Finlanda”, e cila menaxhon konkursin vjetor, deklaroi të mërkurën se nuk toleron racizëm apo sjellje diskriminuese “në asnjë formë”. Të enjten, gjatë konferencës për shtyp, organizatorët kërkuan “falje të sinqerta” për incidentin dhe njoftuan se Dzafce do të lirohet nga titulli.

Si pasojë, Tara Lehtone, e renditur e dyta në garë, do të marrë kurorën dhe detyrimet e “Miss Finlanda 2025”.

Sarah Dzafce, e lindur në Oulu dhe e rritur në Kuopio, me origjinë shqiptare nga Kosova, u shpreh e penduar për incidentin.

“Jam shumë e penduar për të gjithë ata që i kam ofenduar dhe lënduar me veprimet e mia në rrjetet sociale”, tha ajo gjatë konferencës së së enjtes.

Next Post

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali! 557 mijë shtetas jetojnë në shtetin fqinj

HISTORIKE/ Humbje 'të ëmbla' për Dritën dhe Shkëndijën, dy klubet shqiptare kualifikohen në play-off-in e Conference League dhe mësojnë rivalët

Lufta në Ukrainë, BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Kievin për 2 vitet e ardhshme! Anulohet përdorimi i aseteve të ngrira ruse

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved