• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Strukturë ligjore apo “kroi i fshatit ku llomotisin gratë”! Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
in Blog

Nga Ylli Manjani

Kot sa për muhabet d.m.th, po kur thonë “dosja e Ballukut” është thjesht memoria e vjedhur e celularit të Ervis Berberit.

D.m.th është interesante për gallatë publike, por jo për t’u quajtur dosje hetimore.

Dosja hetimore sa për informacion kërkon fakt/pasojë/ngjarje penale; dokumentacion zyrtar autentik; dëshmi, foto, video autentike, konstatime ekspertësh; ballafaqime. Pra gjëra të marra nga prokuroria në mënyrë të ligjshme dhe që kanë lidhje me ardhjen e pasojës kriminale.

Dosja hetimore nuk mund të përbëhet nga përgjime. Kështu tha ky e kështu i tha ajo, nuk janë as prova e as dosje. Ato janë thjesht thashetheme.

Aq më pak janë prova këto thashetheme të marra nga memoriet e telefonave të sekuestruara dhe jashtë objektit të vendimeve të gjykatave për të cilat u bllokuan. Kjo në fakt ka ndodhur me memorien e celularit të Ervis Berberit. Përdorimi i memories së celularit të tij tej manandatit që i la dhënë gjykata spak, është i paligjshëm!

Por le të rrimë në princip. Nuk përbëjnë në asnjë rrethanë provë fjalët e celularëve.

Se në memorie celularësh mund të gjesh biseda të llojllojshme, por ato nuk mund të jenë arsye për të kriminalizuar njerëz. Fjala vjen djemtë i thonë rregullisht njëri-tjetrit për të treguar se sa laca janë, “e përdhunova fare atë…”, tani ça do të thotë kjo se ky duhet arrestuar e dënuar për përdhunim?! Le pastaj memoriet e telefonave të femrave…. pu pu pu pu….

Por duhet të kuptojmë se ndjekja penale në këtë vend, ka arritur në këtë ekstrem. Fjala përbën krim!!!

E përsëris me fjalë mund të bësh gallatë, mund të bësh edhe politikë po deshe. Nga fjalët mund të krijosh edhe opinion, por jo ndjekje penale.

Nejse, e di që këto gjëra si pëlqejnë turmave, po aq më bën.

Hajde by tani, e mendjen te imuniteti sot ore…

Next Post

Benet Beci del pas dy orësh nga SPAK

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

VIDEO/ “Protesta e frikshme e Gones” - Braçe tallet me partinë “Mundësia” e Shehajn: 90 vetë 2 gërneta dhe pema

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved