I damkosur si zar i një prej drejtorëve të Belinda Ballukut, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, ka shfrenuar fantazinë në televizionin e Fanes, duke pretenduar se zv/kryeministërja Balluku është arratisur dhe se rrugën e saj po ndjekin edhe Benet Beci me Ëngjëll Agaçin. I kompleksuar si i infiltruar i segmeteve rë pushtetit në SHQUP, Belo kërkoi sqarime se ku ndodhet zonja Balluku, në kuadër të përpjekjeve për ndryshuar perceptimin publik rreth tij si pupac i zv/ kryeministres.
“A mund të kemi një platformë që zv.kryeministrja është arratisur? A ka ndonjë zyrtar që të thotë ja fusni kot? Mundet të dimë ku është tani që po flasim. Ta dimë a është në Shqipëri apo jo? A do vijë nesër në këshillin e mandateve? Meqë nuk e kam 100% të sigurt. Më rezulton nga informacionet që zv.kryeministrja është arratisur. A mund të bëhet e njëjta gjë për Ëngjëll Agaçin? A mundet Benet Beci që ka probleme dhe mund t’u bashkohet kolegëve? Kjo është e fundit që pritet, nga skandali i AKSHI dhe të tjera që prekin kryeministrin”, tha Këlliçi.
Edhe pse disa orë më herët zonja Balluku ishte shfaqur në Kryeministi, Belo kërkoi nga qeveria që të tregojë vendodhjen e saj. Pyetjen se ku është ‘arratisur’ Belinda Balluku, Belo ndoshta mund t’ia drejtojë Brisida Shehajt, e njohur si Bleta dhe Brisi i Tatimeve!
Nga kosherja e Rilindjes, Bleta e Tatimeve u dëbua nga LSI-ja dhe përfundoi në kosheren e PD-së në SHQUP. Që nga gushti 2023, Brisi dhe Belo u mbyllën në një dhomë të SHQUP-it për të denoncuar korrupsionin. Duke përdorur informacionet si ish drejtoreshë e Tatimeve, ish drejtoreshë të Agjencisë Shtetërore të Investimeve (AIDA) dhe ish kryetare e Task-Forcës për Tokat e Bregdetit, Brisi i koncensioneve që po heton SPAK, i shkruante Belos denoncime shantazhuese për biznesmenë dhe zyrtarë publikë.
(Belo dhe Brisi me pushime)
Disa u çuan zarfet, të tjerë heshtën. Sistemi i gjobëvënies nga penxheret e SHQUP-it ka vijuar me intensitet deri në gusht të këtij viti, kur Belo dhe Brisi tentuan të ‘krehnin’ disa subjekte që paguanin në të njëjtën kohë te Shkëlzeni.






