• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lajm i trisht për sportin dhe median shqiptare, ndahet nga jeta Ismet Bellova

December 21, 2025
in Kronike, Sport

Një lajm i trishtë ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele, është ndarë nga jeta Ismet Bellova, një nga figurat më të shquara të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare. Mësues, gazetar dhe komentator i njohur, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe të edukimit fizik në vend.

Kontributi i tij për sportin shqiptar ka qenë shumëplanësh, duke mbajtur për vite me radhë edhe pozicione të rëndësishme zyrtare, si në Federatën Shqiptare të Futbollit, Komitetin Olimpik Special etj.

Ismet Bellova ishte një gazetar sportiv i shquar në Radio Tirana. Ai lindi më 1 qershor 1934, në Tiranë, në një familje dibrane. Pas përfundimit të shkollës së mesme, punoi për një periudhë të shkurtër si mësues në shkollën pedagogjike të Peshkopisë dhe më pas si drejtues i Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve të Dibrës.

Për rreth 10 vite ai ka punuar si mësues i edukimit fizik në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”. Më pas ka qenë gazetar te “Sporti Popullor” dhe shef i Sektorit të Propagandës në Komitetin Shtetëror të Kulturës Fizike e Sporteve. Karriera mësimore vijoi si mësues në shkollën e mesme “7 Nëntori”, ku punoi 12 vjet të tjera.

Gjatë jetës së tij Bellova u nderua me një sërë çmimesh dhe vlerësimesh. Në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës përbën një humbje të madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën ndër vite dhe në historinë e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.

Next Post

Vetë në delir ish bashkëshorti në burg por... Kryemadhi e "dhimbsur": Vernozit nuk i them dot Ilir, se përjetoj një dhimbje të brendshme

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved