• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kur media zgjedh anën e gabuar

December 25, 2025
in Blog

Nga Nju Jorku Marko Caka

Ka momente kur media nuk gabon. rastësisht. Gabon me vetëdije. Dhe pikërisht këtu fillon problemi.

Në Shqipëri, një pjesë e mediave kombëtare duket se ka hequr dorë nga ideja e standardit dhe ka zgjedhur rrugën më të lehtë, normalizimin e figurave të kontestuara, duke i shndërruar ato në autoritete morale në ekran. Jo si lapsus editorial, por si strategji.

Një televizion kombëtar, me licencë publike dhe me pretendimin për të qenë “ekran vlerash”, vendos t’i japë rol opinionisti një figure politike të lidhur me një nga kapitujt më të errët të tranzicionit. Kjo nuk është çështje ligji. Është një sfidë e hapur ndaj inteligjencës së publikut.

Është një zgjedhje brilante televizive. Sepse në Shqipëri, për të folur për drejtësi nuk ke nevojë për pastërti, mjafton përvojë personale. Për të gjykuar të tjerët, nuk kërkohet integritet, por famë. Dhe për të qenë model shoqëror, mjafton të jesh pjesë e problemit. Në fund të fundit, përvoja është e rëndësishme. Dhe këtu përvoja nuk mungon. Një karrierë e ndërtuar mbi pushtet, pasuri dhe imunitet moral, sot riciklohet në rol opinionisteje në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Nga sallat e politikës në sallonin e reality show-t, një tranzicion më i sinqertë se çdo reformë.Në atë shtëpi pretendohet se përfaqësohet shoqëria shqiptare në miniaturë. Dhe për ta kuptuar më mirë këtë shoqëri, producentët kanë zgjedhur një nga arketipet e saj më autentike, politikanin që pasurohet, akuzohet, por kurrë nuk largohet nga skena. Thjesht ndërron dekorin.

Kur një personazh publik, i cili ndodhet nën vëmendjen e institucioneve të drejtësisë dhe ka lidhje të drejtpërdrejta familjare me çështje penale të hapura, shfaqet për të gjykuar etikën, sjelljen dhe karakterin e të tjerëve, lind një konflikt i dukshëm moral. Jo juridik. Po e përsëris, është vetëm MORAL.

Në Shqipëri problemi moral nuk shihet si arsye për distancim, por shpesh si mundësi për ekspozim. Konflikti i interesit nuk shihet si kufi, por si narrativë.

Këtu qëndron dallimi thelbësor që shpesh neglizhohet në Shqipëri, por që në vende me traditë mediatike trajtohet si parim bazë.

Dhe për të kuptuar sa larg kemi shkuar, mjafton një shëtitje e shkurtër jashtë kufijve. Në vende me standarde reale mediatike, ky do të ishte një skandal më vete.

Në Shtetet e Bashkuara ku unë jetoj, CNN shkarkoi Chris Cuomo-n jo sepse kishte kryer ndonjë krim, por sepse u konsiderua se kishte shkelur kufirin moral dhe profesional duke mbrojtur vëllain e tij, ish- governator të shtetit të Nju Jorkut. Televizioni pranoi humbje financiare për të mbrojtur besueshmërinë. Sepse besueshmëria është kapital. Në kontekste të tilla, një produksion televiziv që promovon figura problematike rrezikon jo vetëm humbjen e audiencës, por edhe distancimin e kompanive të mëdha sponsorizuese, të cilat zakonisht janë tepër të ndjeshme ndaj reputacionit, etikës dhe perceptimit publik. Reputacioni nuk negociohet.

Në Shqipëri, ky parim duket se nuk vlen. Këtu, sa më i kontestuar personazhi, aq më i dëshiruar bëhet për ekranin. Sa më i rëndë debati rreth tij, aq më i fortë mikrofoni. Dhe sa më problematik profili, aq më e madhe justifikimi, “audienca”. Por audienca nuk është alibi për mungesën e moralit. Është thjesht tregues i një zgjedhjeje të qëllimshme.

Pra, në Shqipëri, perceptimi publik është tjetër. Ekziston bindja se mungesa e sponsorizimit të pastër mund të zëvendësohet nga burime të tjera mbështetjeje, të cilat nuk ndjekin standardet klasike të transparencës dhe etikës. Edhe nëse kjo mbetet vetëm perceptim, ai perceptim është helmues për besimin publik.

Sepse media nuk gjykohet vetëm për atë që transmeton, por për atë që toleron, justifikon dhe normalizon. Dhe kur ekrani shndërrohet në podium për figura të kontestuara, mesazhi është i qartë, integriteti nuk është kusht, por është opsional. Dhe kjo është ndoshta forma më e rrezikshme e banalizimit, jo ajo që thyen ligjin, por ajo që e bën të parëndësishëm.

Ky nuk është debat mbi fajësi apo pafajësi. Ky është debat mbi kufijtë. Dhe një media serioze matet pikërisht nga kufijtë që nuk pranon t’i shkelë, edhe kur ka audiencë për t’i shkelur.

Kur media zgjedh të sfidojë moralin publik, nuk dëmton vetëm veten. Dëmton besimin, relativizon drejtësinë dhe i mëson publikut një mësim të rrezikshëm, se gjithçka mund të riciklohet, mjafton të ketë dritë, kamera dhe zë.

Në vend që televizioni të distancohet nga drejtësia, i del përballë asaj, si në një duel mes kamerave dhe prokurorëve. Kemi kaluar nga “presumption of innocence” te “presumption of rating”. Nga etika profesionale te audienca agresive. Nga gazetaria te varieteja morale.

Në këtë Shqipëri të re, nuk ka më rëndësi çfarë ke bërë, por sa mirë dukesh në ekran. Nuk ka rëndësi dosja, por profili. Dhe nëse ke një proces me SPAK-un? Aq më mirë. Publiku e do realizmin. Dhe kjo, për një shoqëri që pretendon të ecë drejt normalitetit, është një zgjedhje editoriale që duhet diskutuar seriozisht. Ky është një diskutim mbi standardin publik që vendos media, pra, çfarë përfaqëson, çfarë normalizon dhe çfarë edukon? Sepse ekrani nuk është thjesht pasqyrë e shoqërisë, por edhe mjet formësimi i saj.

Në fund, pyetja nuk është pse një figurë e caktuar shfaqet në ekran. Pyetja është pse ekrani zgjedh ta vendosë pikërisht aty, në rolin e autoritetit moral.

Dhe ky është momenti kur problemi nuk është më figura në ekran. Problemi është ekrani vetë.

Next Post

Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë!

Dosja e SPAK për Edvin Priftin, ish-deputeti: Pika që s'ju bie, 5 vjet hetime duke i nxirë jetën një prej mjekëve më të zotë në Europë

Berisha merr "pushimet" nuk do "lehi" ca ditë! “Revolucioni blu” vazhdon pas festave

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved