Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Aksioni ka pasur ndikim të fortë publik, pasi mes të arrestuarve rezultojnë edhe persona me funksione drejtuese në kompaninë telefonike ONE Albania, sipas burimeve mediatike.
Sipas të dhënave zyrtare, në pranga kanë rënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania, si dhe Artan Pullazi, Team Leader në të njëjtën kompani.
Përfshirja e tyre ka ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e individëve me pozicione drejtuese në kompani të mëdha private.





