• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
in Blog

Nga Ylli Manjani

Shihni me vemendje!

Vështirë të gjesh ndonjë bisnes apo bisnesmen që nuk i del llafi që SPAK po e heton.

Disa prej tyre janë marrë nën hetim apo të pandehur, së bashku me kompanitë e tyre, si shoqërues të zyrtarëve publikë, gjithashtu nën hetim apo akuzë.

Kontrollet e banesave, apo të zyrave të bizneseve, edhe pa çështje kundër tyre, janë bërë rutinë. Mirë kjo, por abuzimi me të drejtën për kontroll vetëm për të krijuar terror, është një sulm i hapur i prokurorisë speciale kundër punës që bisnesi bën.

Fjala vjen, çfarë urgjence kishte SPAK, që në ditët e lindjes së Krishtit duhet të bastiste mjediset private të bisneseve, për hetimet e tenderave të kryera 4 apo 5 vite më parë?!

Le pastaj terrori mediatik e publik me përhapje lajmesh se “iu kontrollua banesa x bisnesmeni”…!!!

Dhe terrori vijon kur emra të tjerë bisnesmenësh e kompanish anonçohen me referencë “burimesh të brendshme” se do hetohen e kontrollohen, në logon “askush nuk është paprekshëm!!!

Kjo o njerëz nuk quhet më luftë kundër korrupsionit, por kundër ekonomisë në këtë vend.

Biznesi është motori i ekonomisë së vendit.

Por nëse biznesin e kriminalizojmë pse blen e shet; pse ndërton, prodhon dhe shet produktet; pse kryen shërbim publik sipas kontratave që ka me shtetin, etj kemi goditur ekonomimë.

Cili bisnes do mbijetonte një sulmi penal e më pas kolektiv publik në këto kushte?!

Se çfarë pune ka drejtësia penale tek bisnesi dhe kontratat që ai ka, një SPAK e di!

Në kushte normale, bisnesi i ka borxh shtetit vetëm përgjegjësinë për të paguar taksat. Kurse bisnesmeni përgjegjësinë për vepra të tjera penale si çdo individ tjetër. Por nuk mund të kriminalizohet bërja e biznesit siç ka ndodhur e po ndodh sot.

Nuk dënohet penalisht bisnesi as pse i detyruar apo me dëshirë të plotë i ka bërë dhuratë një zyrtari.
Dënoni more zyrtarin, jo bisnesin!

Klima e sotme është e tillë që seriozisht bisnesi po mendon të largohet. Vetëm me qenë budallenj që të mos e mendojnë këtë gjë. Disa madje e kanë bërë…

Nga ana tjetër terrori në administratë, ku gjysma nuk firmos nga frika e spak dhe gjysma tjetër kërcënon se do padisë në spak, sigurisht që e godet ekonominë. Shteti vijon të jetë financues i madh i xhiros në ekonomi dhe mospagesat e kontratave apo moslidhja e kontratave të reja nga frika shkaktojnë dëm në ekonomi e bllokim të zhvillimit.

Ndërkohë, në këtë klimë terrori korrupsioni jo vetëm nuk ka rënë, por është shtrenjtuar. Çmimet e korrupsionit janë 5 deri 10 fishuar. Frika e shkakton këtë gjë.

Ec e bëj bisnes këtu në këto kushte. Edhe sikur ti mbijetosh frikës së administratës dhe terrorit të spak, nuk ke më treg të sigurtë sepse çmimi i rritur nuk përballohet me nga konsumi.

Ja çfarë kemi arritur me reformën e (pa)ndëshkueshmërinë që kënaq turmat. Shkatërrojmë ekonominë të cilën e vetëquajmë korrupsion!!!

Po ti pyesësh njerëzit sot për bisneset, masivisht të thonë ata janë “të korruptuar” “drogaxhinj”, “gjakpirës”, “oligarkë” etj si këto. Fiks këtë kanë thënë edhe të parët tanë në sistemin komunist. Dhe e ndritën!! Duartrokitën prokurorë e gjykatës “të ndershëm” që eleminuan armiq, tregëtarë, pronarë që i quanin borgjezë e mikroborgjezë, mbajtës pulash e derrash dhe, hëngrën bar derisa në fund hëngrën njëri-tjetrin.

Ja ku po ia rrijnë prap asaj ditë të zezë.

Ky është vetëm fillimi.

Nëse politika nuk ndërgjegjësohet dhe nuk e ndalon këtë marrëzi, keq e më keq do shkojë, jo për Edi Ramën por për ne të gjithë.

Next Post

VIDEO/ Çmendet çuni i Fahriut, shfaqet me pishtar në dorë rrugëve të Tiranës në drejtim të Surrelit

I “paprekshëm” te Shqipëria, Kristjan Asllani “masakrohet” nga mediat italiane

VIDEO/ Për çfarë festojnë PD -ja e Elbasanit apo kanë "vaki"... percjellin kryehumbësin Berisha?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved