Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin.
Siç njoftojnë mediat, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve”. E dëgjova në media edhe reagimin e djalit të Sali Berishës. Është e njëjta sjellje tipike, sa herë që Prokuroria merr në pyetje sojin e këtyre. Lulzim Basha fshihej me raporte mjekësore se gjoja ishte sëmurë. Njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi. Kur je i “pastër”dhe i “pafajshëm” pse shkon natën?! Shko ditën për diell. Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike.
E djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar të rrugëve të lëna rrugëve. Dy drejtorët e përgjithshëm të ARRSH përfaqësues të LSI-së dhe të PD-së, sot janë nën arrest.
Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje.
Këtë hall ne nuk ua zgjidhim dot. Fb / Taulant Balla