Në konferencën dhe në tubimin e fundvitit, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se do ta rrëzonte Edi Ramën në fillim të 2026 me protesta masive dhe revoltë popullore.
Në pamundësi për t’i mbledhur njerëzit me prezencë reale, ai ka thirrur një bashkëbisedim virtual këtë të shtunë në ora 12:00.
Sipas një njoftimi të vetë Berishës në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i Partisë Demokratike, njofton popullin se në ora 12:00 do të jetë live në rrjetet sociale dhe mirëpret pyetjet e qytetarëve.






