Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, analisti kosovar Berat Buzhala ka ironizuar pritshmëritë dhe iluzionet e opozitës shqiptare lidhur me zhvillimet ndërkombëtare në Venezuelë, duke pyetur është Berisha apo Rama non grata në Shqipëri.
Buzhala ironizon më tej duke u shprehur se opozita pret që pas mesnate Trump të rrëzojë Ramën meqenëse këta e quajnë raMaudoro.
“Opozita në Shqipëri po mendojnë që Trumpi sonte pasmesnatës ka me u futë me forca speciale me rrëzu Ramën.
Pse po mendoni kështu?
Se në e quajmë Ramën raMaduro, ja kemi gjetur të bukur, e meriton arrestimin bashkë me Lindën.
Argument solid dhe bindës. Edhe një pyetje: A është Rama a Berisha “Non Grata” në Amerikë?
Berisha është, por… është keqkuptim.
Super. Vazhdoni. Edhe pak rrugë keni për të bërë.” – shkruan Buzhala.






