• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Maduro u arrestua para mbërritjes së amerikanëve, tani ushtria e Venezuelës do t’i bindet Trump

January 4, 2026
in Bota

Politologu i njohur amerikan Ian Bremmer, themelues dhe drejtor i Eurasia Group, shprehet se arrestimi i presidentit venezuelian Nicolás Maduro ka ndodhur para se forcat speciale amerikane të mbërrinin në Karakas, me bashkëpunimin e ushtrisë vendase. Sipas tij, pas këtij zhvillimi, ushtria e Venezuelës do të veprojë sipas direktivave të Uashingtonit.

“Nuk do të jetë Maria Corina Machado ajo që do të qeverisë Venezuelën, pavarësisht se ka marrë Çmimin Nobel për Paqen dhe falenderon Trump-in. Presidenti amerikan nuk është i interesuar para së gjithash për rikthimin e demokracisë. Nuk ishte i interesuar as në Brazil dhe as në vetë Shtetet e Bashkuara. Për momentin, ai do të përpiqet të qeverisë përmes ushtrisë dhe ndoshta me pjesë të regjimit të rrëzuar të Maduro-s, të gatshme të ndjekin direktivat e tij për atë që ka vërtet rëndësi për të: naftën dhe drogën”, thotë Bremmer.

Bremmer, i cili prej vjeshtës ka qenë ndër të paktët analistë që parashikonte me siguri një ndërhyrje ushtarake amerikane në Venezuelë, kujton se Trump shpresonte fillimisht që vetë krerët ushtarakë të vendit ta rrëzonin Maduro-n, për të shmangur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë amerikane.

“Shteti ushtarak nuk bëri grusht shteti, por bashkëpunoi. Gjatë dy muajve të fundit, Uashingtoni ka ndërtuar marrëdhënie shumë intensive me krerët e ushtrisë dhe, sipas gjithçkaje, edhe me figura të rrethit politik të Maduro-s. Ka pasur një punë të madhe nga CIA dhe shërbimet ushtarake. Besoj se diktatori dhe bashkëshortja e tij u arrestuan para se të mbërrinin helikopterët amerikanë: Delta Force thjesht i mori në dorëzim të arrestuarit. Edhe mungesa e reagimit nga mbrojtja ajrore dhe mënyra e lehtë se si u neutralizuan sistemet raketore tregojnë për një lloj bashkëpunimi të fshehtë nga forcat e armatosura”, shpjegon ai.

Sa i përket së ardhmes së pushtetit në Venezuelë, Bremmer thotë se nuk pret një ofensivë të dytë ushtarake.

“Ushtarakët do të qeverisin duke ndjekur udhëzimet e Uashingtonit. Është përmendur edhe emri i zv/presidentes Delcy Rodríguez. Edhe pse ishte krahu i djathtë i Maduro-s, Trump nuk po mendon për demokracinë, por për stabilitetin dhe bindjen ndaj direktivave të tij. Nëse, siç thotë Marco Rubio, Rodríguez është e gatshme të bashkëpunojë, ajo mund të mbetet në skenë. Por nuk ka ende një plan të qartë dhe të strukturuar për të ardhmen”, tha ai.

Sipas Bremmer, pamja e Maduro-s të arrestuar dhe perspektiva që ai të gjykohet si trafikant droge mund të ketë ndikuar edhe në qëndrimin e elitave në Karakas, të cilat fillimisht kishin dënuar hapur ndërhyrjen amerikane si të paligjshme.

Sa i përket pasojave ndërkombëtare, Bremmer vlerëson se Rusia dhe Kina humbasin një partner të rëndësishëm, por reagimet e tyre do të mbeten kryesisht verbale.

“Moska flet për shkelje të së drejtës ndërkombëtare, një fushë ku ka shumë ‘eksperiencë’. Kina nuk është e kënaqur, sepse humbet një burim energjie dhe një pikë ndikimi në Amerikën Latine, por nuk do të shkojë përtej deklaratave. Edhe Bashkimi Europian nuk e ka dënuar hapur veprimin si të paligjshëm”, thotë ai.

Në planin e brendshëm amerikan, Bremmer nuk sheh një përçarje të madhe mes mbështetësve të Trump.

“Nëse arrin të stabilizojë Venezuelën, efekti për të mund të jetë pozitiv. Shumica e republikanëve ishin pro rrëzimit të regjimit të Maduros. Edhe baza MAGA është kundër luftërave, por në këtë rast prania amerikane në terren ishte minimale dhe për pak minuta: një operacion kirurgjikal, pa viktima. Problemet do të nisnin vetëm nëse do të kishte një ndërhyrje të dytë, më të gjerë”, përfundon Bremmer.

Next Post

Ilir Beqaj: Koha për t’i dhënë fund proceseve që gjykojnë dikë pa e lejuar të lexojë dosjen e vet

PD braktis reformat kthehet në bojkot duke ëndërruar! Boçi: Rikthehemi po u largua Edi Rama

Arrestimi i Maduros, Vuçiç kundër SHBA-ve: Rezoluta 12 44 e Kosovës ka rënë, kërcënim për sigurinë e Serbisë është Prishtina, Tirana, Zagreb

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved