Të gjithë te Napoli kanë festuar 31-vjetorin e lindjes së kapitenit Marek Hamsik. Për mediet italiane, mesfushori sllovak u shpreh: “Tani po luaj si mesfushor përpara mbrojtjes, por nuk dua asnjë krahasim me Pirlon.
Qëndrova te Napoli dhe jam i lumtur, sepse trajneri Ancelotti donte të ndodhte kështu. Dua të fitoj me këtë ekip dhe fakti që po punoj me një nga trajnerët që ka fituar më shumë në të gjithë Evropën më jep shumë stimuj.
Ai do të na udhëheqë drejt suksesit.”
Ndërkohë, mes atyre që kanë uruar kapitenin ka qenë edhe presidenti De Laurentiis: “Marek erdhi te një skuadër ku u dashurua dhe mori shumë dashuri. Allegri donte ta kishte te Milan dhe te Juventus, por ai ka qëndruar gjithmonë me ne. Këtë verë vendosi të refuzojë 12 milionë euro në sezon nga Kina.
Ky është kapiteni unë. Urime!”