• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit

January 12, 2026
in Aktualitet, Debat

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ku u mor në pyetje në lidhje me një çështje për të cilën vetë ai deklaroi se ishte “pa ndonjë rëndësi të veçantë”. Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Këlliçi u përpoq ta minimizonte peshën e paraqitjes së tij, duke e cilësuar procedurale dhe pa ndonjë implikim serioz.

Megjithatë, burime mediatike bëjnë me dije se mes çështjeve për të cilat deputeti demokrat është pyetur, besohet se ka qenë edhe Kuvendi i Rithemelimit i zhvilluar në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në atë periudhë, Belind Këlliçi ka qenë një nga figurat aktive dhe organizatorët kryesorë të këtij procesi politik, i cili shënoi përplasjen më të fortë brenda Partisë Demokratike pas shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA.

Ironia e kësaj historie politike dhe penale qëndron në faktin se kallëzimi penal për këtë çështje është depozituar pikërisht në vitin 2021 nga Gazment Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Sot, Bardhi mban postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së dhe konsiderohet nga shumë si një nga rivalët e heshtur të Këlliçit në përplasjet e brendshme dhe “luftën e brylave” për influencë dhe kontroll politik brenda opozitës.

Dokumenti i siguruar dhe publikuar nga gazeta TemA hedh dritë mbi këtë kallëzim penal, i cili në atë kohë u paraqit në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe iu drejtua Prokurorisë së Posaçme.

Në dokument thuhet se kallëzues është “Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Z. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm”, ndërsa objekti i kallëzimit lidhet me veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 190, paragrafi 2 dhe neni 25 i Kodit Penal.

Në listën e personave kundër të cilëve drejtohet kallëzimi përfshihen, mes të tjerëve, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli, si dhe “çdo person i paidentifikuar deri më tani, por që nga veprimet konkrete rezulton pas hetimit se ka përgjegjësi penale”./TemA

Next Post

VIDEO/ Fjala “korrupsion” është si ato këpucët e modës"! Rama: Dëshmi mund të japin edhe përfaqësuesit e kompanive amerikane dhe të tjera ndërkombëtare të pranishme

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Kuvendi: Në 28 janar, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved