• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI-t

January 13, 2026
in Dosja X

Avokati Maks Haxhia në një deklaratë për mediet ka reaguar pas akuzave ndaj klientit të tij, Ergys Agasi, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe absurde. Në një deklaratë për mediat, Haxhia thekson se Agasi nuk ka ushtruar asnjëherë funksion publik dhe, për rrjedhojë, nuk mund të mbahet përgjegjës për çështje që lidhen me tendera apo vendimmarrje shtetërore.

“Akuzat ndaj Ergys Agasit janë absurditete. Po i ngrihen akuza për tendera një njeriu që nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë funksion publik”, u shpreh Haxhia, duke shtuar se klienti i tij nuk ka pasur kurrë pushtet vendimmarrës në institucionet shtetërore.

Sipas avokatit, Ergys Agasi aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa thekson se deri më tani nuk ekziston asnjë provë konkrete që të mbështesë akuzat e ngritura ndaj tij. “Nuk ka asnjë provë për akuzat që i ngrihen. Për këtë arsye, besoj se nuk është i çmendur që të vijë të paraqitet”, deklaroi Haxhia.

Maks Haxhia nënvizoi se aktiviteti i vetëm i klientit të tij ka qenë ai i biznesit privat. “Klienti im merret thjesht me biznes. Ai nuk ka qenë funksionar dhe nuk ka ushtruar asnjë rol publik që mund ta lidhë me këto akuza”, tha avokati.

Maks Haxhia theksoi se ka pasur komunikim me familjarët e Agasit, të cilët sipas tij janë të rënduar psikologjikisht nga mënyra sesi çështja është trajtuar në publik. “Unë komunikimet i kam me familjarët e tij dhe ata janë të ngarkuar nga materialet që janë përhapur dhe nga mënyra sesi janë servirur në publik”, u shpreh ai.

Në fund të deklaratës, Haxhia theksoi se paraqitja ose jo e Ergys Agasit në SPAK është një e drejtë ligjore e tij. “Është e drejta e Agasit që të paraqitet apo jo në SPAK”, deklaroi avokati.

SPAK e akuzon Ergys Agasin për përfshirje në një skemë të dyshuar manipulimi të tenderave publikë pranë AKSHI-t, në bashkëpunim me zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë. Akuzat lidhen me shkelje të barazisë në tendera dhe ndikim të paligjshëm në procedurat e prokurimit publik.

Next Post

Çudira të strukturës SPAK! Debate të forta në sallë mes SPAK dhe mbrojtjes së Ahmetajt: Prokurori si avokati i familjes Myderizi! Ahmetaj i'ua ka futur në favor të shtetit

Prokurorët e SPAK dhe ushtarët e BKH-së....Si manjakë celularësh dhe spiunë jetësh private, Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor

SHËNIM: Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved