• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kapen mbi 6.8 tonë drogë në Venezuelë: Ministri Cabello: Janë të mafias shqiptare që operon në Ekuador!

January 14, 2026
in Bota

Autoritetet e Venezuelës sekuestruan më shumë se 6.8 tonë drogë në një operacion të përshkruar si strategjik, duke e çuar në mbi 7 tonë sasinë totale të lëndëve narkotike të kapura vetëm në 13 ditët e para të janarit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello.

“Sasia e sekuestruar në këtë operacion arrin në 6.850 kilogramë. Me këtë rezultat, shteti venezuelian arrin në 7.148 kilogramë drogë të kapura në vetëm 13 ditë,” thotë Cabello.

Ai sqaroi se ngarkesa kryesore përbëhet nga 238 thasë, që përmbajnë gjithsej 14.280 paketime droge.

Sipas autoriteteve, nga analiza e ngarkesës rezulton se janë sekuestruar 6.758,66 kilogramë marihuanë, të ndara në 14.199 paketime, si dhe 91,75 kilogramë kokainë, të ndara në 81 paketime.

“Kjo është një goditje shumë e fortë ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikun. Nga këtu nuk kalon as kokainë, as marihuanë, asnjë drogë që shteti mund ta ndalojë në rrugën e saj,” u shpreh ministri.

Cabello theksoi se operacione të tjera po zhvillohen edhe në zonën e Zulias, ku në dy raste të ndara u arrestuan gjashtë persona të kapur me dhjetëra kilogramë marihuanë.

“Të dyja këto raste lidhen me atë që ne e quajmë mafia shqiptare që operon nga Ekuadori,” deklaron ai, duke shtuar se lufta kundër narkotrafikut është reale dhe e vazhdueshme.

Sipas ministrit, mbyllja e rrugëve ajrore dhe detare detyron grupet kriminale të përdorin rrugë tokësore, ku sipas tij janë më të ekspozuara ndaj kontrollit të shtetit. “Çdo sekuestrim është si t’i heqësh një këmbë tryezës së krimit të organizuar,” thotë Cabello.

Next Post

Një spiun i vdekur, një oligark i zhdukur dhe një shtet në krizë, ja çfarë po ndodh në Qipro!

Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut! Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

"Vajta tek zhavorri…"! Ilir Vrenozi largohet nga Big Brother VIP Albania

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved