Prej kohësh deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, sulmon me tone të ashpra konçensionin e “check up”, duke e cilësuar këtë si një aferë klienteliste të qeverisë.
Në media, deputetja Vokshi nuk lë rast pa akuzuar Partneritetin Publik Privat (PPP), nën petkun e të mirës së qytetarëve shqiptarë dhe se po kërkon të bëjë transparencë një aferë korruptive.
Por nëse flasim për të mirën e qytetarëve dhe të të bërit transparencë, Vokshi në këto 10 vitet e fundit që ka zgjedhur të jetë aktive pranë PD-së, nuk ka folur asnjëherë për jetën luksozë që bën.
Ndonëse shpesh herë kur PD ishte në pushtet, çantat dhe veshjet e saj luksoze flisnin më tepër se argumentat në Kuvend, ajo gjithnjë ka zgjedhur t’i pranojë në heshtje këto fakte.
Deputetja e PD-së, prej vitesh tashmë zgjedh makina luksoze për të kryer detyrat e saj qeveritare ose partiake dhe mbi të gjitha me shofer personal, mësyn drejt zyrës së PD-së apo edhe të Kuvendit, me letrat e mbushura me akuza.
Por nëse ky është një faktor, që kushdo kalimthi mund ta ketë vënë re nëpër televizione, ose të jetë kapur nga kamera, shumë pak persona e dinë për vilën luksoze të deputetes Vokshi, në Qerret të Kavajës, e cila në heshtje dhe në lumin e akuzave që hedh çdo ditë, shijon katet e luksit të vilës së saj personale.