I ftuar në “Syri tv” kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka mohuar lajmet se, ai ka bërë kallëzime në SPAK ndaj kolegëve të tij demokratë.
Gjatë debatit me gazetarin Anri Bala, Bardhi u shpreh se, kjo është një shpifje që përdoret nga mediat e pushtetit për të sjellë përplasje në PD.
“Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike, sot që flasim, në Prokurorinë e Posaçme. Nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.” – u shpreh Bardhi, mes të tjerash.
Ndërkohë që Gazment Bardhi mohon kallëzimin e tij datë 13.12.2021 me numër protokolli 152 kundër Belind Këlliçit, Edmond Spahos, Ivi Kasos, Albana Vokshit dhe Ervin Minarollit apo çdo personi të paidentifikuar nga ana jonë por që me veprimet konkrete rezulton oërgjegjës pikërisht për Kuvendin e Rithemelimit më 11 dhjetor 2021.
Fakti është publik pavarësisht se Bardhi është mësuar t’i mohojë deklaratat e tij si ajo e llojit që nëse Berisha do ishte kryetar i Partisë Demokratike ai nuk do ishte më deputet i PD-së./TemA







