Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, qëndroi në Beograd, ku u takua me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç.
Bisedimet u përqendruan tek vazhdimi i dialogut me Kosovën, pozita e komunitetit serb dhe kërkesa e Beogradit që formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të mbetet kusht kyç për normalizimin e marrëdhënieve.
“Për çdo përparim të prekshëm në dialog, është e domosdoshme të fillohet me bisedime mbi draftin e statutit të Asociacionit,” tha Petroviç.
Sorensen erdhi në Beograd pas vizitës në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes dy palëve.






