Burnley i Armando Brojës ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë radhë duke ndalur në shifrat 1-1 në legjendarin “Anfield” pikërisht kampionët në fuqi të Liverpulit.
Në transfertën ku sulmuesi shqiptar ishte titullar si zakonisht, ishte Liverpuli që diktoi ritmin teksa kërkoi vazhdimisht golin, duke humbur edhe një penallti me anë të Szoboszlai. Megjithatë, Virc para fundit të pjesës së parë, i dha avantazhin vendasve me një predhë brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Liverpuli nuk ia doli të mbyllte ndeshjen me rastet e krijuara dhe kjo bëri që Burnley të shihte përpara, duke gjetur hapësirën të barazonte me Eduards. Më pas, u mbrojt mirë duke administruar deri në fund minutat për të marrë një barazim me shumë vlera sidomos për moralin pasi vinte në një nga fushat më të vështira në Premier Ligë.





