Analisti Indrit Vokshi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, duke analizuar narrativën e PD-së ndaj kryeministrit Rama për marrëdhëniet me administratën amerikane të presidentit Trump, tha se u krijua ideja se ai është armiku personal i presidentit amerikan dhe se do të goditej. Duke iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, Vokshi tha se vitin e shkuar PD e ndërtoi opozitarizmin si konspiracion se do të ishte i shpejtë fundi i kryeministrit.
Indrit Vokshi: Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, numri 2 i partisë, ka postuar më 3 janar foton e Maduros duke thënë se këtë fat do të ketë edhe Ramaduro. Më 6 janar prapë foton e Maduros dhe pyet “Për kë bien këmbanat?” dhe në 12 janar thotë se “Perëndimi i mbyll dyert Ramës”.
E gjithë narrativa është ngritur sikur Rama është armiku personal i presidentit Trump. Është ngritur një pritshmëri dhe konspiracion sikur do të godasin Ramën. Letra e Trumpit tregoi se nuk e kanë armik personal. La Civitën nuk e dëgjoi njeri për strategjinë e fushatës, edhe pse është eksperti dhe strategjisti më i mirë, por donin vetëm fotot e tij me vjehrrin e Trumpit dhe fytyrën e tij. Në këtë aspekt mendoj se opozita ka humbur se e ka ndërtuar opozitarizmin si konspiracion se në mars është muaji i fundit i Ramës. Lëvizja e Foltores u bë për të thënë se nuk kemi pse të presim nga ndërkombëtarët. Berisha u kthye në euroatlantik. Duhet një politikë më reale.
Kemi bërë 10 protesta të mëdha dhe më agresive. Shkuam në zgjedhje dhe morëm në vitin 2019 622 mijë vota si PD, ndërsa 780 mijë mori PS. U morën vota pak se PD ka 5400 seksione dhe me ta e mbush sheshin deri te hotel Dajti. Eksponentët e PD nuk duhet të lënë nam dhe të bëhen meme, por të bëhet meme qeveria.
Nëse shqiptarët nuk shohin ekipin zëvendësues, mendoj se protestat do t’i lodhin militantët si te ajo ndodhia e bariut dhe e ujkut. Opozita tani, sipas sondazheve, ka shkuar në 370 mijë vota dhe Edi Rama ka rënë, nuk ka 83 mandate. Ju si mendoni është ekipi apo protesta? Si do të jetë kjo hapja?
Belind Këlliçi: Ju e njihni PD-në mjaft mirë se kemi punuar bashkë. Një forcë politike funksionon me organet, statutin. Për sa kohë në PD nuk ka zgjedhje, nuk do të kesh mundësi për të bërë hapjen. Do të bëjmë tryezën. Do të duhet hapje e madhe. PD ka bërë denoncime të shkëlqyera, por duhet alternativa. PD duhet të nxjerrë ekipin dhe po çedojmë.






