Ipsuiç është vendosur pas Anis Mehmetit, që bën pjesë te rivalët e Bristol Sitit në Championship. Klubi anglez është pretendent për t’u rikthyer në Premier Ligë, për këtë mendon që të përforcojë sulmin me Mehmetin.
Kontrata e mesfushorit me tipare sulmuese përfundon pas këtij sezoni. Bristol Siti nuk ka arritur të sigurojë rinovimin me 25-vjeçarin, për këtë edhe mund të mos rezistojë ndaj një oferte tunduese.
Premier Ligë nuk do të ishte thjesht një ëndërr më pas për Mehmetin. Ky interesim i papritur, që mund ta kalojë tek Ipsuiç, shton shanset për të luajtur në elitën e futbollit anglez.
Ipsuiç është më konkurrues se Bristol Siti. Aktualisht mban vendin e tretë në renditje dhe me dy pikë më pak se vendi i dytë, që siguron direkt ngjitjen në Premier Ligë.





