Shtohet rrethi i ministrave grekë që kanë marrë kërcënime. Kështu pas publikimit të lajmit se ministri i Jashtëm grek, Nicos Kotzias është kërcënuar me një letër, madje dy herë, mësohet se kjo gjë ka ndodhur edhe për 4 ministra të tjerë.
Fill pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar ministri i Jashtëm grek, i cilësoi theksoi se qarqe të caktuara shpifin që ta vënë atë në shënjestër.
“Qarqe të caktuara shpifin që të më vënë në shënjestër. Nuk iu pëlqen që jam i pavarur në qëndrimin tim. Pres që Demokracia e De të dënojë kërcënimet”, tha Kotciaz.
KERCENIMI:
Në një letër që ka mbërritur në adresë të ministrit të Jashtëm grek, Nicos Kotzias thuhet; “Kemi 3 plumba për ty” dhe kërcënimet i adresohen edhe familjes së tij. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes se Qytetarit Nikos Toskas, sipas të cilit kërcënimi vjen nga grupe të interesuara për të prishur klimën paqësore që po karakterizon negociatat me Shkupin për emrin e Maqedonisë dhe ne kuadrin e kërcënimeve te shumta për trazira ne demonstratën e së dielës. Proteste masive është njoftuar të zhvillohet të dielën në sheshin Sintagma në Athine me thirrjen “Maqedoni do te thotë Greqi”, iniciuar nga Organizatat Pan-Maqedonase te Botes. Sipas përfaqësuesve te grupit organizativ, pjesëmarrja do tejkaloje atë te Selanikut pak dite me pare.
Ata thonë se protesta nuk është partiake, por vetëm pro interesave maqedonase greke, ndërsa deklaruan se nëse vendoset një emër ku në përbërje është termi “Maqedoni”, do te kërkojnë autonomi te zonës. Për ta është i papranueshëm fakti qe qeveria greke po negocion ne kushte te barabarta me Shkupin, identitetin e padiskutueshëm grek te Maqedonise. Ne tribunen e demonstratës se te dielës përveç hierarkisë se Kishës Ortodokse greke do te jene dhe dy figura historike te Greqisë, një surprize e hidhur kjo për qeverinë; Mikis Theodhorakis figurë e njohur dhe eksperti kushtetues Jorgos Kasimatis.