Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, ka mbërritur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh private me studio arkitekturore dhe përfaqësues të fushës së zhvillimit urban dhe turistik.
Vizita e Kushner lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.
Takimet e planifikuara pritet të zhvillohen në një nga hotelet e zonës së Lungomares në Vlorë, larg vëmendjes publike dhe mediave.
Burime bëjnë me dije se në këto takime fokusi do të jetë mbi konceptet arkitekturore, zhvillimin turistik elitar, si dhe mundësitë e integrimit të projekteve me karakter natyror dhe historik të zonës.






