Në një bashkëbisedim me disa trushplarë në diten e “masakrë së bulevardit” 21 janar 2026, në Njësinë 2 të Tiranës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim, ku kritikoi ashpër qeverisjen e Partisë Socialiste, duke e akuzuar për korrupsion, sundim të patronazhistëve dhe pengim të rotacionit demokratik.
“Ne kemi marrë vendime të dhimbshme, që i kemi marrë në emër të një ideali. Kur morëm pushtetin transformuam vendin në mënyrë të jashtëzakonshme”…duke skatërruar gjithçka
“PS ka lindur në krim, në pushtet është partia e krimit, ajo ka mbijetuar në shtypjen më të egër të shqiptarëve. Partia Socialiste po vjedh dhe po shkatërron kombin shqiptar”. Ai komentoi gjithashtu mënyrën sesi funksionon sistemi i patronazhistëve. “Patronazhistët kudo mbillnin terror dhe votohej automatikisht për kandidatin që nuk duhej, sot jemi në diktaturë, që pranon pluralizmin”.
“Rama ka shndërruar zgjedhjet në farsë. Janë 42 mercenarë të fjalës së lirë, që ju thonë shqiptarëve se Edi Rama fiton zgjedhjet, për të mbrojtur një mashtrim”. Zgjedhjet në Shqipëri janë si monizëm, ku partia-shtet është e favorizuar qartësisht. Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Kartelet e drogës kanë rol të madh në vjedhjen e zgjedhjeve. Ne mbrojmë të vërtetat”.
“Edi Rama nuk ka fituar zgjedhjet as në 2021 dhe as në 2025. Votat janë vjedhur. Një qeveri që vjedh votat e qytetarët, ajo meriton hu dhe vetëm hu. Farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarëve heq çdo legjitimitet të kësaj qeverie”, tha kreu demokrat.




