Ndërkohë që vëmendja e debatit politik në vend është përqendruar te ftesa që presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën, duket se Adriatik Lapaj ka prioritete të tjera.
Lapaj vijon thirrjet për protesta, duke njoftuar organizimin e një tubimi tjetër më 31 janar, pavarësisht dështimit të protestave të mëparshme, të cilat nuk arritën të siguronin mbështetjen e pritur qytetare.
Edhe pse realiteti politik dhe angazhimi publik nuk kanë qenë në favor të tij, Lapaj këmbëngul se synimi i tij mbetet rrëzimi i kryeministrit Rama.
“Më 31 janar, ora 18:00, masivisht përballë hajdutëve!” – shprehet Lapaj në thirrjen e radhës për protestë.





