• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Analiza e DW: Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira…

January 23, 2026
in Debat

Pas debatit me SHBA së fundmi, BE-ja dëshiron të rrisë praninë e saj në Arktik. Samiti i posaçëm i BE në Bruksel diskutoi edhe si të veprohet me Presidentin Trump në të ardhmen.

Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: Tema kryesore e diskutimit ishte trazirat e ditëve të fundit dhe kërcënimet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Shumë pjesëmarrës, disa të kënaqur, por të paktën të lehtësuar, u shprehën të kënaqur qqë kishin qëndruar të vendosur edhe para takimit. Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se nuk do të komentonte më tej ngjarjet e javës të fundit: “Ka një rezultat të mirë”, tha ai dhe hodhi poshtë zërat për fundin e NATO-s dhe bëri thirrje për ruajtjen e saj, duke theksuar se “kjo aleancë nuk është thjesht e braktisur”.

Por mënyra si Trump sillet me BE dhe toni i tij i ka bërë shumë anëtarë të mendohen thellë, por edhe të vendosur. “Marrëdhëniet midis partnerëve dhe aleatëve duhet të trajtohen me respekt”, paralajmëroi kreu i Këshillit të BE, António Costa pas takimit. Evropa dhe SHBA-të kanë interesa të përbashkëta në Arktik. NATO po punon për këtë dhe BE-ja do të marrë një rol më të fortë. Por Costa gjithashtu bëri shumë të qartë: “Vetëm populli i Danimarkës dhe i Groenlandës mund të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Ne jemi të përkushtuar tek ligji ndërkombëtar, integriteti territorial dhe sovraniteti kombëtar. Kjo është thelbësore për Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi.”

Dyshime për Këshillin e Paqes
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa nuk ishte shumë pozitiv në lidhje me të ashtuquajturin Këshill Paqeje të Trump, në të cilin janë ftuar edhe disa krerë qeverish evropiane dhe Komisioni. “Kemi dyshime serioze për një numër elementësh në këtë këshill”, tha Costa, “si në lidhje me madhësinë ashtu edhe me përgjegjësinë e tij”. Ai shtoi se nuk ishte e qartë se si ky përputhet me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Presidenti portugez shpjegoi se ata ishin të përgatitur të punonin me SHBA-në për një plan gjithëpërfshirës paqeje për Gazën, por vetëm me një institucion që e shihte veten si një entitet kalimtar.

Ende nuk ka vendim për marrëveshjen Mercosur
Një temë tjetër diskutimi në samitin e posaçëmt të ishte marrëveshja e Mercosur-it, e cila aktualisht është bllokuar në Parlamentin Europian. Ndërkohë, si në Parlament edhe në Këshill po shtohen thirrjet për ta futur në fuqi këtë marrëveshje të paktën përkohësisht. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen raportoi se ekziston “një interes i qartë për të siguruar që përfitimet e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme të mund të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nëse dhe kur Komisioni do të nisë procesin për zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes nuk është vendosur ende, sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen. Së pari, do duhet të bëhet ratifikimi në vendet e para të Mercosur, shpjegoi von der Leyen. “Ne jemi gati kur ata të jenë gati” – kur ata të jenë gati, atëherë edhe ne në BE do të jemi./DW

Next Post
January 23, 2024, Tirana, Tirana, Albania: Sali Berisha, leader of Albanian opposition Democratic Party, flash the V for victory as comes out from the office of Special Prosecutor SPAK were he was questioned by country prosecutors for possible corruption. Tirana Albania - ZUMAb266 20240123_zip_b266_006 Copyright: xArmandoxBabanix

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

Pikëpyetjet mbi drejtësinë e re në rastin Veliaj

SPAK dështoi me pretendimet për Ballukun, juristi: Argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, jo përpara trupës kushtetuese

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved