• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Muli merr përsipër fajin për “Ramaduron”

January 23, 2026
in Humor

Pas distancimit të djeshëm të Doktorit nga teza se SHBA do ta merrte Ramën me helikopter si “Ramaduro”, Muli u shqetësua seriozisht.

— Duhet të gjejmë një zgjidhje — i tha Lelos. — Jam shumë keq.
— Po pse, çfarë ke? — i tha Lelo. — Doktori atë e tha për opinion, nuk ka gjë me ty.
— E di — tha Muli — por unë ndihem fajtor edhe kur Doktori duhet të gënjejë. Nuk është pak ta vësh Doktorin në siklet për këtë çështje.
— Po pse të vret ndërgjegjja? — i tha Lelo. — Se nuk je vetëm ti që e ke thënë. E ka thënë edhe Klevesi. Madje e ka shpjeguar me “burime të sigurta nga SHBA”, vetë Gimi Puros.

— Gimi Puros e ka kollaj se është familje enveriste — tha Muli. — Ai u bën qejfin edhe atyre të shtëpisë, edhe Doktorit. Por unë nuk ia fal vetes që e vura në siklet Doktorin. E vërteta është se Doktori e ka pas krahasuar Ramën me Noriegën. Njësoj janë si raste, por ai e ka pas thënë për Noriegën. Për këtë “Maduron” na e mbushi mendjen ky Gimi Puros. Doktorit i pëlqeu, por ne nuk duhet të nxitoheshim. Duhej bërë praktikë strategjike: ta thoshte njëherë ai, pastaj ne.

— E di — tha Lelo — po në shumicën e rasteve ai nuk ka dëshirë ta thotë i pari dhe ne nuk mund të rrimë pa e thënë. Pavarësisht se këto që janë si broçkulla ai t’i ngarkon ty dhe Klevesit, të gjithë duhet të ndihemi fajtorë që s’e kemi thënë. Po ta kishim thënë të gjithë, nuk do dukeshit vetëm ju të dy budallenj tani, por do na vriste ndërgjegjja të gjithëve.

— Sidoqoftë, duhet të bëjmë diçka — tha Muli. — Duhet të themi që Rama do ta pësojë si Noriega. Këtë e ka thënë vetë Doktori, nuk e vëmë në siklet.
— Varet a i duhet — tha Lelo. — Po qe se nuk i duhet, mund të thotë që s’e ka thënë as atë. Mos u nxito njëherë. Le ta thotë Aldo Bumçi, se atë s’e vret ndërgjegjja.

Next Post

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Çfarë përmban padia në administrative e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Olsi Dado

"Tërbohen" mediat greke: "Dashuria” e Ivanka Trump për Edi Ramën dhe përqafimet mes tyre nën hijen e mega-projektit trustik 1 miliard dollarësh

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved