Sali Berisha sot tre ditë e 15 vjet pas masakrës në bulevard, pas humbjes së gjithëçkaje dhe në pritje të fundit tragjik për të dhe familjen e tij, vazhdon akoma të ëndërroi…rrëzimin e Edi Ramës sot me 24 Janar.
Ai duke qenë se vuan nga demenca kronike harron se jemi në vitin 2026 dhe protestat natyrisht janë pjesë ligjitime të demokracisë, por jo për të rrëzuar qeveri dhe për të transferuar pushtetin. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh kurrë në Europë.
Protestat e mijëra njerëzve në Serbi, Francë, Greqi asgjë nuk kanë ndryshuar, jo që nuk kanë arritur të rrëzojnë askënd, por as të marrin një pjesë të atyre që kërkojnë dhe u takojnë.
Përrallat e Maduros dhe e Delta Forcës Amerikane që Berisha i ka ngjizur në ëndrrat e tij të frikshme, kur bënte luftë imagjinare me Amerikën dhe duke përdorur falangat e tij tentoi edhe të sulmonte ambasadën e SHBA, pas kishte sulmuar instuticionet me tanke dhe flakëhedhse, janë elementët më domethënës për gjendjen e tij psiqike.
Mjeti i përdorur nga ky mashtruesit që ekzalton ca turma trushplarësh shpresë humbur, për të parë shtetin dhe pushtetin në duarët e tyre, e justifikon qëllimin e tij për të mos mbetur i vetëmuar pa përkrahje… e siç e ka nisur kështu do ndodhi.
E vetmja fitore e tij sot është të mbledh ca njerëz më shumë se dje, ku protestat e tij ngjajnë me ata të Partisë së pensionistëve të Jenisherit.
Nëse falangat e tij të yshtur nga frikacakët që fshihen pas Berishës dhe flasin si ai, do tentojnë të sulmojnë instuticionet, gje që Berisha i’ua shtiu në mendje, duke iu drejtuar Ramës me kërcënimin …qëndro në zyrë me 24 Janar po tambajti, atëhere përgjigjia e shtetit nuk do jetë “alla 14 shtator”, por e fuqishme, ligjore dhe e sigurtë që për Sali Berishën do të jetë dita e fundit e lirisë, deri sa të shkoi te “të shumtit”/ Ekskluzive.al






