Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit të Tiranës Frreddy Alvarez mëngjesin e ditës së sotme ka tronditur të gjithë Tiranën. E vogla e lojtarit bardheblu u nda tragjikisht, duke sjellë dhimbje të madhe në familjen e Alvarez.
Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje kritike, ku më pas i është dhënë menjëherë edhe ndihma mjekësore e specializuar.
Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detajet e tjera për këtë ngjarje tragjike.
Kujtojmë se takimi i javës së 21-të Tirana-Flamurtari, i planifikuar për ditën e sotme në “Selman Stërmasi” është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.






