• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Moti ekstrem përfshin SHBA-në, temperaturat zbresin deri në -46°C! Të paktën 12 shtete në gjendje të jashtëzakonshme (Video)

January 24, 2026
in Bota

Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C, një stuhi ekstreme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke vënë në gjendje alarmi rreth 40 shtete. Sipas parashikimeve, deri të dielën fenomenet pritet të prekin deri në 150 milionë njerëz.

Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve.

Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga guvernatorët, mes tyre Arkansas, Xhorxhia, Teksasi, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut. Në disa zona është vënë në gatishmëri edhe Garda Kombëtare, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
LEXO EDHE:
New York Times: Çfarë ka mësuar Europa nga kriza e Groenlandës?

Probleme serioze janë shënuar edhe në transportin ajror, me mbi 10 mijë fluturime të anuluara. Aeroporti Ndërkombëtar Dallas–Fort Worth, një nga më të ngarkuarit në vend, ka pësuar goditjen më të madhe, pasi deri tani janë anuluar më shumë se 1.200 fluturime nisjeje dhe mbërritjeje gjatë fundjavës.

Guvernatorja e News York-ut, Kathy Hochul, deklaroi se shteti ka mobilizuar mbi 1.600 mjete për pastrimin e borës dhe 114 mijë tonë kripë për përballimin e stuhisë, duke theksuar se nuk do të ketë “asnjë cep të shtetit që të mbetet i paprekur nga zemërimi i Nënës Natyrë”.

Sipas Jacob Asherman, meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, nëse merret parasysh edhe i ftohti ekstrem, numri total i njerëzve që mund të preken pritet të arrijë deri në 220 milionë. “Bëhet fjalë për një stuhi që do të përmendet për vite me radhë”, deklaroi të premten Caitlin Dirks, gjithashtu meteorologe e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, duke shpjeguar se ajo konsiderohet historike për shkak të shtresave të gjera të akullit që parashikohet të shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturë. Intensiteti i motit të keq reflektohet edhe në pamjet nga shumë zona të vendit, ku qytetarët formojnë radhë të gjata jashtë dyqaneve për furnizime bazë, ndërsa raftet po zbrazen me shpejtësi.

Next Post

Samiti trepalësh në Abu Dhabi mbyll ditën e parë pa përparim konkret: Rusia këmbëngul në kontrollin e plotë të zonave të pushtuara nga Donbasit! Ukraina e quan çështjen territoriale thelbësore për paqen...humbja t'i kthehet në fitore

Brindisi/ Devijimi i dy fluturimeve drejt Tiranës shkaktoi zemërim tek pasagjerët, 3 shqiptarë nxitën trazirat në pistë! Vihen nën hetim nga prokuroria

Kush është Greg Bovino, agjenti italo-amerikan me origjinë kalabreze në krye të operacioneve anti-emigrantë në SHBA-të?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved