Një avokat i njohur në Beograd, i cili në të kaluarën ka mbrojtur udhëheqësin serb Sllobodan Millosheviç është qëlluar për vdekje, në stil mafioz, para shtëpisë së tij të shtunën, ka thënë policia.
Dragosllav Ognjanoviç, 57 vjeç, u qëllua për vdekje para ndërtesës së banesës së tij në lagjen Beogradi i Ri dhe djali i tij 26 vjeç është plagosur në krahun e majtë, ka thënë Ministria e Brendshme serbe në një deklaratë për media, raporton Reuters.
Gjatë viteve, Ognjanoviç ka mbrojtur edhe disa prej figurave kyçe të nëntokës serbe.
Disa anëtarë të njohur serbë e malazezë të rrjeteve të krimit të organizuar janë vrarë në Beograd në dy vjetët e fundit në atë që policia e përshkruan si luftë mes bandash e ndërlidhur me tregun ilegal të drogës.