Një rast i papreceden është regjistruar në “protestën madhështore të rrëzimit të Ramës.
Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit një fëmijë 12 vjeçarë rome, i cili i paguar me 200 lekë grumbullonte gurë dhe xhama dhe qëllonte në drejtim të policisë.
Pas ndalimit nga policia ai u shoqërua në dhomën e pritjes në komisaria deri sa erdhi nëna e tij rome e cila pretendonte si fëmija ishte dhunuar.
Sipas saj djali nuk i kishte qëlluar policisë, por ishte duke kërkuar në për kazana për mbetje të dobishme plastike apo metalike.
Por i paprecedent dhe qesharakka qenë reagimi i Berishës i cili pretendonte që i mituri ka qenë duke falur namazin, ditën e shtunë në orën shtatë me kokën të mbuluar me kapuç dhe me gurë në dorë.
Intrigant i pagjinueshëm Sali Berisha sajon historira nga më qesharaket, duke u bërë një klloun në moshën 81 vjeçare, me idenë se mund të prek besimtarët mysliman me këtë akt të sajuar nga mendja e tij kriminale.
Qytetarët e dinë atë që vetëm Berisha bënë sikur nuk e di se namaz i nuk falet ditën e shtunë në orën 7 dhe na fëmijë të pashoqëruar. I vetëmja gjë që ka mbetur si njollë e pazbardhur e kësaj proteste është se cilët janë maskarenjtë që përdorin fëmijët e rrugës për qëllimet e tyre dhe kur shteti do i dënoj ashtu siç e meritojnë?! /Ekskluzive.al






