Një dokument zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë, që gazeta TemA disponon, rrëzon mashtrimin e Sali Berisha se është ftuar dhe po merr pjesë si anëtar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshilli i Europës në Strasburg.
Sipas urdhrit administrativ të Kuvendit për pjesëmarrjen në sesionin e parë vjetor të Asamblesë Parlamentare, të zhvilluar në Strasburg më 26–30 janar 2026, përbërja e delegacionit është e përcaktuar qartë dhe pa asnjë hapësirë për interpretim. Në dokument figurojnë: kryetarja e delegacionit Olta Xhaçka, anëtaret Ogerta Manastirliu, Iris Luarasi dhe Albana Vokshi, si dhe sekretari i delegacionit dhe stafi mbështetës teknik, ndërkohë që emri i Sali Berishës nuk rezulton askund.

E thënë ndryshe, e vetmja përfaqësuese e Partisë Demokratike në delegacion është Albana Vokshi, ndërsa Berisha i është ‘qepur’ nga prapa për ta përdorur në Shqipëri se është në KE.
Ndërkohë që rregullat e Asamblesë Parlamentare janë të qarta dhe delegacionet përbëhen nga anëtarë të emëruar zyrtarisht dhe nuk parashikojnë persona shtesë jashtë listës, veçanërisht nëse anëtari i emëruar është i pranishëm.
Berisha dihet që është në hall të madh përsa i përket të gjitha dyerve të mbyllura që ka në raport me institucinet ndërkombëtare, por kjo prani në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pa një ftesë zyrtare është një skandal më vete, që PD-së do t’i duhet një sqarim publik./TemA






