Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh të çështjes që lidhet me kërkesën e Erion Veliaj për lirimin nga burgu.
Vendimmarrja nënkupton se trupa gjykuese do ta shqyrtojë çështjen pa zhvillimin e seancës dëgjimore, duke u mbështetur në aktet dhe materialet e depozituara në dosjen e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës.
Kujtojmë se ky vendim i trupës së Kushtetueses vjen në një kohë kur kjo gjykatë e ka rikthyer në detyrë Erjon Veliajn, duke e rrëzuar shkarkimin si të pabazuar në ligj.






