• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dosja AKSHI/ Kush është Kreshnik Tërnova, anëtari i KPP i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin

January 27, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Dosja e SPAK për aferën e AKSHI-t ka zbuluar një hallkë kyçe të dyshuar brenda shtetit: bashkëpunimin e mundshëm të një funksionari të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) me një grup personash nën hetim penal.

Sipas deklarimeve të biznesmenit Gerond Meçe, Prokuroria e Posaçme ka krijuar bindjen e arsyeshme se një person nga brenda KPP-së ka bashkëpunuar aktivisht për menaxhimin, tërheqjen dhe verifikimin në kohë reale të ankimimeve, duke e shndërruar një institucion të pavarur në instrument shërbimi për interesa private.

Në këtë kontekst del emri i Kreshnik Tërnovës, anëtar i KPP-së, për të cilin SPAK dyshon për lidhje të drejtpërdrejta me biznesmenin Ermal Beqiri. Dyshimet nuk kanë mbetur vetëm në letër: banesa e Tërnovës është kontrolluar nga BKH, ndërsa atij i është sekuestruar telefoni celular, një veprim që tregon qartë se hetimi ndaj tij ka kaluar në një fazë konkrete dhe serioze.

Një anëtar i thjeshtë, një rol i fryrë

Kreshnik Tërnova është emëruar anëtar i Komisionit të Prokurimeve Publike në mesin e vitit 2023. Megjithatë, sipas burimeve të brendshme të institucionit, që nga fillimi ai ka pasur sjellje konfliktuale, përçarëse dhe problematike, duke u përplasur vazhdimisht me administratën dhe anëtarët e tjerë të komisionit.

Edhe pse ligjërisht mban statusin e një anëtari të thjeshtë, Tërnova ka tentuar sistematikisht të vetëshpallet si “nënkryetar” i KPP-së, duke u prezantuar si i tillë brenda dhe jashtë institucionit. Burime nga KPP deklarojnë se ai është mburrur hapur për lidhje direkte me Kryeministrin, duke pretenduar se gëzonte mbështetje politike dhe se emërimi i tij si kryetar i KPP-së ishte vetëm çështje kohe.

“Takime” imagjinare dhe deklarime të pabazuara

Sipas dëshmive nga brenda institucionit, Tërnova u ka komunikuar punonjësve se po shkonte në takime me Kryeministrin, edhe në raste kur ky i fundit ndodhej jashtë vendit për angazhime zyrtare të dokumentuara publikisht. Më shqetësuese është se, sipas të njëjtave burime, ai kthehej nga këto takime të pretenduara duke rrëfyer se çfarë i “kishte thënë personalisht” Kryeministri dhe çfarë vendimesh do të merreshin në KPP.

Këto sjellje kanë ngritur dyshime serioze mbi kredibilitetin, integritetin dhe qëllimet reale të tij, duke e kthyer figurën e Tërnovës në objekt talljeje dhe mosbesimi jo vetëm brenda KPP-së, por edhe në rrethet institucionale dhe të biznesit që kanë pasur kontakte me të.

Në një moment kur SPAK po heton një nga skemat më të rënda të dyshuara të manipulimit të prokurimeve publike, pyetja që shtrohet nuk është më se kush është Kreshnik Tërnova, por si ka qenë e mundur që një figurë me këtë profil dhe këtë sjellje të ketë akses real në vendimmarrjen e një institucioni kyç të shtetit.

Next Post

Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme: Prokurorja amerikane largohet nga detyra

VIDEO/ Tragjedi! Po udhëtonin drejt Lyonit, furgoni i ultrasve të PAOK-ut përplaset me kamionin, 6 të vdekur dhe 3 të plagosur në koma në Rumani!

Goditën policinë dhe objektet shtetërore me lëndë shpërthyese të rrezikshme! Policia i arreston, gjyqtari i trembur i liron...i hedh të "trimëruar" dhe më të rrezikshëm në protestën e radhës 19 protestuesit e grupit të zjarrit të PD-së

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved