• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qesharak dhe i paturp Sali “Vokshi” në Strasburg! I fiket mikrofoni dhe i ndërpritet fjalimi…por vazhdon duke e ngatërruar me stallën e parlamentit shqiptare dhe kryetaren me Peleshin

January 29, 2026
in Aktualitet, Debat

Sali Berisha, denoncoi zgjedhjet e 11 majit gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. ku ishte i paftuar si Sali Vokshi dhe në krahë ndërsa fliste në këmbë i rrinte Albana “Berisha”.

Por lideri i opozitës u ndërpre nga drejtuesja e seancës, e cila i fiku mikrofonin, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një debat për temën “zgjedhjet në kohë krizash”.

Ndërsa Berisha e nisi fjalimin e tij duke iu referuar kësaj teme dhe ndërhyrjes së Rusisë në proceset zgjedhore, por më pas kaloi në situatën në Shqipëri, ku tha se 28 deputetë kanë hyrë në Parlament me mbështetjen e krimit. Pasi foli pak më shumë se 2 minuta, Berisha pa që mikrofoni i tij u fik, e megjithatë vijoi të fliste. Drejtuesja e seancës i kujtoi që mikrofoni ishte fikur dhe nuk po përkthehej për deputetët e tjerë, e më pas i dha fjalën deputetit pasardhës në listën e diskutimeve.

Mendoj se çështja e zgjedhjeve, si në krizë ashtu edhe jashtë krizës, pyetja më themelore është kjo: A ka zgjedhje apo ka një farsë zgjedhore? Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës, ndërsa farsa zgjedhore ka efektin e kundërt. Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet.

Njëri prej tyre është shteti–parti ose partia–shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një shteti partiak. Problemi i dytë madhor është narkoshteti.

Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë që kanë hyrë në parlament janë mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, ata kanë marrë 450 leje për hotele, motele, ndërtesa dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre janë përdorur për të bllokuar të gjithë prokurorinë. Prokuroria kërkon të arrestojë dhe t’i heqë imunitetin zëvendëskryeministres. Edi Rama, kryeministri që quhet Ramaduro, e ka bllokuar iniciativën e prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje është emri i tij. E njëjta gjë po ndodh edhe me AKSHI, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë.

Drejtuesja e seancës: Faleminderit shumë… (Berisha vijon të flasë pa mikrofon)

Drejtuesja e seancës: Mikrofoni gjithashtu është i fikur, nuk ka më përkthim. Faleminderit shumë. Para se të kalojmë te zoti Laszlo Veche, sepse ai kishte një listë tjetër, por tani mund ta marrë dhe ai është gati. Ju lutem, e keni fjalën.

Next Post

"Republika e Prokurorëve", nga drejtësi selektive në pushtet absolut

Gjin Gjoni: Na ka vajtur thika në palcë, gati të qëndrojmë me ditë poshtë zyrës së Ramës pa ikur në shtëpi deri sa të iki Rama....në shtëpi

Detaje të reja: Burgjet "han pa porta”! Arratisja me regji e killerit me pagesë Altin Ndocit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved