• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Klithma e vdekjes dhe furgoni i zi që mori jetën e 7 tifozëve të PAOK-ut, Selaniku në lot! Mjeku tregon dëshminë e të plagosurit: U bllokua timoni

January 30, 2026
in Diaspora, Kronike

Për shtatë nga tifozët ultras të PAOK-ut të Selanikut, transferta kundër Lyonit (nesër 21:00 në Francë) ishte e fundit në jetën tokësore, pasi aksidenti fatal i ndodhur të martën në rajonin e Timis në Rumani (pranë qytetit Lugoj), preu në mes jetën e tyre.

Furgoni i zi me të cilin ata e kishin nisur udhëtimin nga Selaniku nuk do mbërrijë kurrë në Lyon, pasi mesdita e djeshme për ta nisi një tjetër udhë, jo në këtë botë. Tre tifozë të tjerë fatmirësisht shpëtuan, duke treguar se mrekullitë ekzistojnë edhe pse përplasja “kokë më kokë” me kamionin ishte e tmerrshme dhe klithmat e vdekjes duhet të jenë dëgjuar në brendësi të furgonit.

Mes shtatë viktimave ishte edhe shqiptari Vasil Pilo, një tifoz që nuk kishte humbur asnjë ndeshje të ekipit të tij, ndërsa shqiptari tjetër, Genci Sadiku, ishte një nga tre tifozët me fat që shpëtuan për mrekulli me disa lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetën, sipas medieve rumune dhe greke.

‘Protothema’, duke iu referuar dëshmisë së mjekut grek Dimitris Koukoulas pasi kishte takuar dy nga tre të plagosurit që po marrin ndihmë mjekësore në Rumani, shkruan se njëri prej tyre i tha ‘se timoni i furgonit ishte bllokuar për shkak të aktivizimit të asistentit të korsisë’.

“Timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të aktivizimit të ndihmës së korsisë”, thuhet se i tha i plagosuri mjekut grek për aksidentin fatal me makinë, siç e zbuloi vetë, duke folur për ERT.

Media greke ‘Kathimerini’ citon një ekspert rumun që analizoi përplasjen, duke thënë se brenda furgonit ka ndodhur diçka që ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin, duke mos përjashtuar një sëmundje të papritur apo një sherr.

Sipas tij ekziston mundësia që brenda automjetit të ketë ndodhur diçka që nuk e ka lejuar shoferin të mbajë kontrollin, ndërsa ai theksoi se koha e reagimit, sapo hyn në trafikun përballë, është shumë e shkurtër për të shmangur përplasjen.

“Një mundësi është që shoferi të jetë ndjerë keq ose të jetë shpërqendruar, gjë që është e zakonshme edhe për shoferët profesionistë, në një masë të tillë sa nuk e ka kuptuar që automjeti kishte devijuar majtas. Një tjetër mundësi është që ai të ketë qenë i përfshirë në një bisedë ose një grindje ose të ketë parë telefonin e tij celular, është e vështirë të thuhet me siguri”, thotë eksperti.

Ky itinerar specifik, nëpërmjet Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë, ka qenë një zgjedhje e zakonshme për udhëtimet rrugore evropiane të tifozëve të PAOK-ut për vite me radhë, pasi këto janë vende anëtare të Bashkimit Evropian, gjë që u lejon atyre të shmangin pritjet e gjata në kufijtë e vendeve jo-anëtare të BE-së, si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja.

Pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti konsiderohet veçanërisht e rrezikshme dhe është përshkruar nga mediat lokale si “rruga e vdekjes” për shkak të aksidenteve të shpeshta serioze rrugore. Është një rrugë me dy korsi për pjesën më të madhe të gjatësisë së saj. Është mjaft e ngushtë dhe nuk ka ndarëse apo barriera sigurie për disa kilometra.

Selaniku në zi

Një trishtim i patreguar mbizotëron në Selanik për ngjarjen tragjike. Si një homazh i vogël për kujtimin e tifozëve të PAOK-ut që humbën jetën në aksidentin me makinë në Rumani, Bashkia e Selanikut ka shtyrë të gjitha aktivitetet e planifikuara deri të premten e ardhshme, më 30 janar.

Për më tepër, me vendim të kryetarit të bashkisë Stelios Angeloudis, flamujt e Bashkisë së Selanikut në hyrje të bashkisë do të ulen në gjysmë shtizë, në shenjë trishtimi për këtë tragjedi të papërshkrueshme dhe respekti për këta të rinj që donin vetëm të ishin në krah të ekipit të tyre të preferuar.

Dje, me lule në duar, trajneri Razvan Lucescu, lojtarët e PAOK-ut, anëtarët e ekipit të futbollit dhe qindra tifozë shkuan në stadiumin ‘Toumba’ për të dërguar një mesazh mbështetjeje për familjet e viktimave.

Tifozët e organizuar të ekipit grek vendosën ta mbanin sektorin mik në stadiumin e Lyonit të mbyllur dhe disa morën rrugën për t’u kthyer në Greqi, ndërsa të tjerë u drejtuan me makinë për në Timisoara për të mbështetur tre të lënduarit. Shumë ekipe, shoqata tifozësh dhe sportistë shkruan mesazhe ngushëllimi.

UEFA nuk dha leje që ndeshja e nesërme e vlefshme për Europa League të shtyhet dhe klubi grek do jetë në fushë, por PAOK-u pezulloi gjithë aktivitetet për ekipet e moshave.

Next Post

Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali 'peshkon' sërish Benfican!

Shkelje e Kushtetutës "rrëmbimi" i telefonave! Telefoni i Berberit, jo provë! Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen "nul" provat e nxjerra nga celulari i tij

VIDEO/ Dyshimi i "arsyeshëm”... mes drejtësisë dhe padrejtësisë! Kryeministri Rama shpërndan mesazhin e zëvendësprokurorit të përgjithshëm të Gjykatës së Lartë të Italisë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved