Nga Anri Bala
Duke ndjekur këtë debatin ligjor, se qeveria po tenton t’i shpëtoi me procedure masës së prokurorisë “arrest” për Belinda Ballukun, me duket jo vetëm i pakuptimtë, por mendoj praktikisht se jemi të rrethuar nga lloj lloj idioti, që turp t’i kesh në lagje komshi, e jo më t’i degjosh duke mbajtur fjalime në televizion.
Për ta sqaruar, çeshtja e mandatit si praktike s’ka lidhje fare me vendimin e Gjykatës Kushtetueses për pezullimin, sepse arsyeja se përse mblidhet Kushtetuesja dhe arsyeja se përse mblidhet Keshilli i Mandateve janë dy gjëra te ndryshme me njëra tjetrën…asnjëra nga këto të dyja nuk ka lidhje me procesin e fajësisë apo pafajësisë.
Pra Këshilli i mandateve vendos heqjen apo jo të mandatit tëBallukut. Nëse nuk hiqet mandati vazhdon procedimi dhe gjykimi në masën e “detyrim paraqitjes” deri kur gjykata te vlerësojë fajësinë apo pafajësinë, ose dhe të ndryshoi masa nga njëra gjykatë në tjetrën në rast se humb mandatin.
Kushtetuesja po shqyrton vetëm tejkalimin e kompetencave me pezullimin e një antëari kabineti, e aty nuk është fare Balluku por…. mund të jetë nesër “Pashuku”, ndaj diskutohet për çdo ministër apo kryeministër, sot e mot, sepse GJK vendimin e pezullimit do e kthente në precedent për çdo kabinet qeveritar dhe kryeministër.
Qe ta kuptojnë këta që thonë se mazhoranca po shkel ligjin me një operacion i koordinuar politik për të bllokuar drejtësinë, duke shtyrë vendimin per mandatin e Ballukut, në menyrë që të evitoi masën shtërnguese arrest me burg me burg ose arrest shtëpie të SPAK, e vetmja mase shtërnguese që kërkon miratim nga parlamenti… nuk është kështu.
Mjafton t’i pyesni: Nëse Këshilli Mandateve, i hap rrugë Prokurorisë për mandatin e Ballukut, dhe arrestimin e saj, çfarë ndodh? Do shkoj në arrest me burg apo arrest shtëpie, a do t’iu pergjigjen?!
Pastaj pyetini: Vajtja në burg a është shkarkim nga detyra, për sa kohë një gjyq zgjat minimalisht në dy shkallët, deri sa të marrë formë të prerë në apel 3-4 vite?
Ketu ata do e kuptojnë…që s’paskan kuptuar asgjë!
Pastaj pyetini: Kur një Kryeministër, ministër, deputet apo kryebashkiak arrestohet nga organi akuzes dhe gjykohet mbas 4 vitesh sipas afateve, a nuk është ky shkarkim nga detyra?
Por nëse del i pafajshem dikush që ka bërë 4 vite paraburgim për qejf të SPAK, a mund të rehabilitohet më në politike apo shoqëri?
Pyetini pastaj: Sipas sjelljes së Prokurorisë së Posaçme, pra arrestimin për kryebashkiakët e zgjedhur dhe pezullimin për ministrat dhe kryeministrat, në një afat 4 vjeçar, kush e garanton funksionimin e ekzekutivit, legjislativit dhe vendorit, apo votën e sovranit, sipas Kushtetutës apo Kodit të Procedures Penale?
Ndaj u duhet sqaruar dallkaukeve rëndësia e mandatit, si imunitet i garantimit të funksionimit institucional te Parlamentit, që gëzon jo vetem i zgjedhuri me vote, pra deputeti dhe kryebashkiaku, por dhe një ministër i qeverisë që nuk është zgjedhur me votë si rasti i ministres Evis Sala, e cila nuk ka kandiduar si deputete por është emëruar nga Kryeministri.
Balluku ka kandiduar, është mandatuar, pastaj emëruar si pjesë e kabinetit, por kjo pak rendesi ka për nenin 103 të Kushtetutës pika 3, që Belinda Ballukun dhe Evis Salën i sheh me të drejta të barabarta në funksion të ekzekutivit dhe legjislativit.
Që këta që komentojnë, janë një tufë kllounesh, kjo nuk do as mend e as kalem! Por për ta kuptuar dhe me tepër maskarallëkun e SPAK dhe standardin që përdor për të zgjedhurit apo jo, imunitetit apo jo, me kërkesat për burg me çdo kusht për statistike, mjafton të shihni rastin e Veliajt dhe Ballukut.
Tek Veliaj SPAK nuk e pezulloi sipas nenit 242 pika 2, për shkak se kryebashkiaku është i zgjedhur dhe nuk e bënte dot, e duke mos pasur imunitet morën masë arrest me burg, që në fakt solli pezullimin… ose më mirë të themi shkarkimin e tij. Pra, një që nuk e shkarkon dot se është i zgjedhur, SPAK e arreston se s’ka imunitet! Kurse për Ballukun meqë nuk e arrestojnë dot se gëzon imunitet parlamentar, e pezullojnë nga detyra fillimisht, e kur epshet e “Republikës së Prokurorëve” nuk kënaqen, kërkojnë dhe arrestim.
Në thelb, Prokuroria e Posaçme, pra nje organ akuze qe bredh pas vibratoreve, mbathjeve apo videove “hot”, për prova të llahtarshme se çfarë mbathjesh ka veshur njëri apo tjetri për të provuar fajesinë, vendos kush rri në punë apo jo, kur në fakt këtë duhet ta vendos Gjykata e Posaçme apo çdo gjykate tjetër.
Nje fakt për shkencëtaret e banaqeve, i vetmi sot i dënuar me vendim të formës së prerë nga SPAK është ish ministri Lefter Koka, pas 4 vitesh paraburgim. Madje për njërën nga dosjet e liruan para se ta dënonin, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit! Arben Ahmetaj fjala vjen pranoi se ka 2 vjet e gjysëm që pret në arrati, e nëse do e kishin arrestuar duhet të ishte në burg dhe dosja në ngarkim të tij akoma nuk ka shkuar për gjykim. Pra, nga momenti i nisjes se gjykimit e deri në përfundim, Arbenit i duhen dhe 3 vite maksimalisht te marre vesh ka apo s’ka faj e në gjuhën e SPAK përkthehet… 5 vite në paraburgim, para se të merret vendimi.
Me sa kemi parë praktikisht manovrat ligjore të palëve për të zgjatur një procedim dhe gjykim deri në Apel, ku merr formën e prerë, duhen minimalisht 4 vite. Rrjedhimisht për pasojë sipas kësaj drejtësie i bie minimalisht që qeverinë, ministrat, deputetet dhe kryebashkët që kanë mandat 4 vjeçar, i bie të emërohen nga SPAK e jo nga Kryeministri i votuar dhe i mandatuar dhe… populli kot që voton! E nëse kjo nuk quhet “Republikë Prokurorësh”, unë nuk e di çfarë ta quaj?! Ama Republikë Parlamentare nuk e quaj dot! /Ekskluzive.al






