Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari është bërë shumë e dashur për publikun shqiptar që pas roleve të ndryshme në filma dhe në teatër. Olta ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku ka zbuluar dicka më shumë për jetën e saj dhe planet që ka për të ardhmen.
Olta ka treguar se momentalisht është bërë pjesë e biznesit sepse në Shqipëri sipas saj nuk mund të jetosh vetëm me aktrim. Ajo tregoi se puna e re i ka ndrysuar jetën dhe e konsideron si një sfidë të re për të.
Ndër të tjera aktorja ka zbuluar që ka një dëshirë të madhe për tu larguar nga Shqipëria dhe për tu zhvendosur në Amerikë.
“Mendoj të jetojë në Amerikë. Duhet të shkojë në një vend për të punuar për të realizuar diçka, por jo në ‘Hollyëood’. Nuk e kam pasur kurrë ëndërr të bëhem pjesë e ‘Hollyëood’, sepse jam modeste, me këmbë në tokë”, – tha Olta.