• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese sërish pa vendim për Ballukun! Avokati: Shkelje e rëndë e Kushtetutës pa nevojë interpretimi

February 3, 2026
in Aktualitet, Debat

Gjykata Kushtetuese ka dështuar edhe sot të marrë një vendim për ankimin e kryeministrit Rama për çështjen Balluku.

Burime mediatike raportojnë se mbledhja ne dhomë këshillimi nuk arriti të prodhonte një vendimmarrje duke e shtyre sërish çështjen për një seancë tjetër.

Mosmarrja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk lidhet me kompleksitetin e çështjes, por me mungesën e një shumice mes gjyqtarëve, tha të martën avokati Idajet Beqiri. Sipas tij, nga pikëpamja kushtetuese rasti është i qartë dhe pezullimi nga detyra nuk lejohet.

“Imuniteti i ministrit është i barabartë me imunitetin e deputetit. Mund të marrësh masa të tjera, por pezullim nga detyra nuk bën dot, sepse nuk ta lejon neni 103 i Kushtetutës”, u shpreh Beqiri, duke shtuar se zvarritja e vendimit lidhet vetëm me faktin se në Gjykatën Kushtetuese nuk ka ende një shumicë të qartë.

“Po të kishte shumicë, vendimi do të ishte shpallur. Zvarritjet janë të kota. Këtu ka debate dhe mesa duket nuk do të ketë një votë unanime”, tha ai.

Ai sqaroi edhe lidhjen mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimeve të Parlamentit për kërkesën e SPAK.

“Mazhoranca do një vendim të shpejtë që të mbajë pozicionin e vet. PS nuk e bëri mbledhjen e Këshillit të Mandateve sepse duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në rast se Gjykata Kushtetuese do të thotë që vendimi është antikushtetues dhe masa e sigurimit për pezullimin e Ballukut është e drejtë, atëherë do të jetë e detyruar të pranojë heqjen e imunitetit. Por, nëse Gjykata Kushtetuese thotë se vendimi për pezullimin e Ballukut nga detyra është i ligjshëm, atëherë në Parlament nuk hiqet imuniteti i Ballukut dhe nëse bëhet kjo është gabim, sepse marrja e masës së sigurimit që e pezullon nga detyra, pse do vemi tek arresti kur ka një masë sigurimi?”, u shpreh Beqiri.

Beqiri hodhi poshtë edhe argumentet e SPAK për intimidim dëshmitarësh apo prishje provash, duke e akuzuar për veprime selektive dhe humbje kredibiliteti.

“Pastaj, SPAK, vetëm nëse është hakmarrës selektiv do të vazhdojë më tutje. Nëse Gjykata i jep ‘ok’ masës së sigurimit të kërkuar nga SPAK për pezullimin nga detyra, çfarë mase tjetër kërkon SPAK? Çështja mbaroi. Nëse kërkon arrest, do të thotë se je tendencioz dhe hakmarrës.

Intimidimi i dëshmitarëve, prishja e provave e të tjera janë përralla me mbret të SPAK. Sepse kur e merr dikë të pandehur do të thotë se e ke thesin plot me prova. Ata flasin për intimidim dëshmitarësh. Të cilëve dëshmitarë?

Dëshmitari pyetet nga SPAK, i merret deklarimi me shkrim dhe firmos faqe më faqe. Nëse ky dëshmitar ndryshon, shkon në burg dhe në gjykatë merren për bazë ato që janë thënë me shkrim. Këto janë përralla me mbret të SPAK”, tha Beqiri.

Biseda u përqendrua edhe te debati për Kodin Penal dhe orientimi i drejtësisë drejt masave të rënda, si burgu dhe paraburgimi, siç ndodhi edhe në rastin Veliaj.

“Ka dy çështje me të cilat SPAK po e rëndon veten dhe po humbet kredibilitetin në shkallën më të rëndë. Ata janë të turpëruar me çështjen Veliaj, sepse kjo çështje ishte bombë që i plasi në dorë SPAK. Doli që për interesa meskine, prokurorë që donin leje ndërtimi dhe që ishin çuar në detyrë me akte të pavlefshme, morën masën më ekstreme ndaj njeriut më të votuar në Shqipëri. Të dytën e bënë me Belinda Ballukun.

E morën të pandehur fiks gjashtë ditë para zgjedhjeve. Balluku ishte e deleguara kryesore e kryeqytetit. SPAK për t’i dhënë shansin opozitës dhe Berishës tha ‘ta godasim Ballukun’”, tha Beqiri.

I pyetur për ndikimet politike, Beqiri tha se kryeministri Rama nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë, ndërsa akuzoi Sali Berishën për shkelje të vazhdueshme të ligjit.

“E njoh shumë mirë piramidën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ua them me bindje absolute: Edi Rama nuk ka ndikim mbi sistemin gjyqësor. Edhe kur PS ka qenë në opozitë, nuk ka pasur kurrfarë ndikimi. Sepse është realitet që kjo mazhorancë që është sot ka respekt për ligjin, e ka frikë atë dhe nuk ndërhyn. Kurse Sali Berisha nuk e ka për gjë të shkelë ligjin dhe e ka treguar me vepra që e shkel sa herë të dojë”, tha Beqiri.

Ai shtoi se një pjesë e SPAK po vepron si zgjatim politik.

“Një pjesë e SPAK është bërë seksion i Berishës. SPAK mund të priste disa ditë dhe ta merrte Ballukun të pandehur pas zgjedhjeve, por nuk e bëri. Po merret me thërrime dhe jo me kriminalitetin që i ka bërë varrin Shqipërisë. Pse nuk shkon çështja Gërdeci në gjyq? U dogjën të gjallë 26 veta dhe mbi 300 të tjerë mbetën invalidë. SPAK u ngrit për Gërdecin, për 21 Janarin. Pse nuk çon Berishën në burg për këto dhe merret me ndërhyrje në tender? Këto janë thërrime. Janë pozicionim. Meqë ka vdekur opozita, SPAK po bëhet pjesë e opozitës. Kjo është turp. Kodin Penal e kemi në rregull, por prokuroria dhe gjykatat shkojnë nga masa më e rëndë tek ajo më e lehtë, sepse burgu pa afat jep lekë”, tha Beqiri.

Në fund, Beqiri komentoi edhe kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash.

“Nuk e justifikojnë pagën me punën që bëjnë. E kanë haram pagën që marrin”, përfundoi Beqiri.

Next Post

VIDEO/ Ernest Muçi nuk është normal, shikoni supergolin e radhës nga lojtari i Kombëtares

Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport: Projekti, gati në qershor

VIDEO/ Ka apo s'ka reforma me Ramën... kë Berishë të besojmë?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved