Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë aksesin në platformën TikTok, një vit pas vendimit për bllokimin e saj.
Vendimi ka dalë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Në vendim parashikohet:
Heqja e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në TikTok, pas shqyrtimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e platformës, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Shfuqizimi i vendimit nr.151 të datës 6 mars 2025, që kishte vendosur masat e përkohshme kundër ndikimeve negative të TikTok.






