Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë foltores me qytetarët e njësisë 7 në kryeqytet.
“Ne tani jemi në fushë. Ne tani jemi në shesh. Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë. Por kjo është vetëm njëra anë dhe kjo është kryesorja, jua them unë ju. Kjo është kryesore. Ana e dytë, po kaq e rëndësishme, po kaq kryesore, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj dhe janë këto dy arsye më madhore të cilët ne si forcë politike kemi mision, kemi mision historik, më të vështirin”, u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi kryeministrin se ka humbur çdo legjitimitet dhe se mandatet e fituara në atë që e cilësoi si farsë elektorale po përdoren si mburojë për krimin dhe plaçkitjen e qytetarëve.






