Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Sandër Beci ishin katër anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan pro pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke rikthyer në fuqi masën e sigurimit personal të caktuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Katërshja tjetër e trupës gjykuese të Kushtetueses, Fiona Papajorgji, Marjana Seminit, Gent Ibrahimi dhe Sonila Bejtja, votuan në favor të ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendonte se pezullimi i një anëtari të qeverisë është kompetencë ekskluzive e kreut të Këshillit të Ministrave.






