• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Atentat gjeneralit rus në Moskë, qëllohet me armë zjarri jashtë banesës së tij! Vladimir Alekseyev ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi

February 7, 2026
in Bota

Gjenerali rus Vladimir Alekseyev u qëllua me armë zjarri të premten në Moskë.

Një person i paidentifikuar, qëlloi disa herë drejt Alekseyev jashtë rezidencës së tij në autostradën Volokolamskoye në veriperëndim të qytetit dhe iku nga vendi i ngjarjes, tha zëdhënësi i Komitetit Hetues Rus në një deklaratë.

Alekseyev u dërgua në spital. Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryhen kërkime për të gjetur autorin. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, sipas mediave shtetërore ruse.

Ai ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi, ku më 4 dhe 5 shkurt u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën, me ndërmjetësimin e SHBA.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit,duke e cilësuar një përpjekje të qëllimshme për të penguar bisedimet e paqes.

Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë, duke marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022.

Ai u dërgua gjithashtu për të negociuar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një kryengritje të shkurtër dhe të përgjakshme në qershor 2023.

Ukraina ka marrë përsipër disa sulme ndaj figurave ushtarake ruse në të kaluarën. Zyrtarët e inteligjencës ruse pretenduan se kishin penguar një tentativë sulmi ndaj një ushtari rus në Shën Petersburg në fund të muajit të kaluar.

Një burrë u burgos në janar për vrasjen në vitin 2024 të një gjenerali tjetër, Igor Kirillov, në një shpërthim jashtë një blloku apartamentesh në Moskë. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kishte thënë se ishte pas sulmit.

Next Post

U la në mëshirë të fatit nga shoferi i autobusit, 11-vjeçari që sfidoi dëborën kthehet në protagonist të Lojërave Olimpike Dimërore

I rrihnin dhe i mbanin të lidhur fëmijët në çerdhe, pesë edukatore në hetim! Mes tyre edhe tre murgesha

Avokatit i "del fjala": GjK nuk do marri vendim për Ballukun! Çfarë do ndodhi me kërkesën e SPAK dhe a është i ligjshëm shkarkimi nga një gjykatë e shkallë së parë?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved