• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Përkujtohet familja shqiptare që u shua në Itali, në meshë edhe kardinali Ernest Troshani! Xhaxhai kërkon ndihmë për të sjellë 4 trupat e pajetë në Shqipëri

February 8, 2026
in Diaspora, Kronike

Dhjetëra qytetarë morën pjesë në vigjiljen përkujtimore të mbajtur në kishën e Porcarit për familjen Kola, e cila humbi jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e saj mbrëmjen e 4 shkurtit. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe xhaxhai, personi që gjeti trupat e pajetë. Ai ndërkohë ka dalë nga spitali.

I gjithë komuniteti i Porcarit u mblodh në kishën e San Giustos për të nderuar kujtimin e familjes Kola, e cila u shua nga gazrat e monoksidit të karbonit pak para se të ulej për darkë, në shtëpinë e blerë rreth një vit e gjysmë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 shkurtit. Qytetarët përkujtuan Artin Kola, bashkëshorten e tij Jonida dhe dy fëmijët, Hajdarin 22 vjeç dhe Xhesikën 15 vjeçe.

Familja ishte shumë e njohur dhe e respektuar në Porcari. Arti kishte ardhur nga Shqipëria rreth 10 vite më parë dhe kishte zgjedhur të ndërtonte jetën dhe të ardhmen e tij në këtë qytet të provincës së Luccës.
LEXO EDHE:
‘Milano-Cortina 2026’/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive: Pritshmëri për Colturin! Nuk jemi turistë, por pretendentë

Mbrëmjen e tragjedisë, anëtarët e familjes u ndjenë keq për shkak të monoksidit. Djali dyshohet se ka tentuar të telefonojë shërbimet e emergjencës, por gjatë thirrjes ka dhënë numrin e gabuar të banesës, me shumë gjasë i çorientuar nga helmimi. I shqetësuar nga mungesa e kontakteve telefonike, xhaxhai shkoi më pas në shtëpinë e tyre. Edhe ai u ekspozua ndaj gazrave toksikë dhe, pasi hyri në banesë bashkë me ekipet e shpëtimit, u ndje keq dhe u dërgua në spital.

Për të shprehur afërsinë me komunitetin dhe për të nderuar familjen Kola, në kishën e Porcarit ishte i pranishëm edhe kardinali Ernest Simoni. “Jam pranë familjes së bashkëkombësve të mi shqiptarë – u shpreh ai – kam dashur të jem këtu për t’u bashkuar me lutje dhe për të sjellë ngushëllimin e fesë për gjithë komunitetin.”

Kisha ishte e mbushur plot, sidomos me të rinj, shumë prej të cilëve me lot në sy. Ata kujtuan Hajdarin dhe Xhesikën, të cilët kishin shumë miq në qytet. Pas vigjiljes, kardinali Simoni qëndroi gjatë me familjarët, veçanërisht me xhaxhain, me të cilin foli në shqip duke i shprehur ngushëllimet.

Meshën e drejtoi famullitari don Americo Marsili, i cili nuk lejoi praninë e kamerave gjatë ceremonisë. Në përfundim, kryebashkiaku Leonardo Fornaciari tha: “Porcari e ka përqafuar familjen Kola dhe miqtë e saj.”

Next Post

U rendit e treta në Kampionatin Italian të Skive, Semire Dauti kërkon medalje për Shqipërinë në 'Milano Cortina 2026'

Vendimi i Kushtetueses për pezullimin, Balluku pret Apelin! Kuvendi duhet t’i përgjigjet SPAK për kërkesën për arrest

Këngëtari Artan Kola i Big Brother "më pranë" fitores! Bëhet një konkurrent i vetëm me Luiz Ejllin! Kalkulime dhe revolta, si reaguan banorët me ardhjen e tij

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved