• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

February 8, 2026
in Aktualitet, Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar

Nga Anri Bala

Për të kuptuar qartë se çfarë ka ndodhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, na duhet të kthehemi pak në kohë, për disa ngjarje thelbësore që kanë ndodhur, në atë që duhet të ishte institucioni më i lartë i garantimit të ndarjes dhe balancës së pushteteve dhe presioni i drejtpërdrejtë që i ndodhi anëtarëve të institucionit nga media, disa orë para se gjykata të jepte vendimin për pezullimin apo jo të zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Disa muaj më parë, një skandal me komunikime të papërshtatshme dhe intime, të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese me një vartësen e tij u publikuan në media. Mendohet se pjesë e këtij skandali ka qenë gjyqtari Gent Ibrahimi dhe një vartësja e tij, bashkëshortja e një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike. Ne si media nuk e botuam skandalin, sepse në lojë nuk ishin orekset e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me vartëset e tyre, por se qëllimi ishte më i madh se një aferë jashtëmartesore.

Në fakt korrespondenca mes gjyqtarit dhe vartëses, u publikua në kohën kur në shqyrtim ishte “Legjitimiteti i përgjimeve Sky Ecc dhe Enchrochat”, ku Gjykata do të dilte me një vendim për t’i shpallur të vlefshme apo të pavlefshme ato. Pra këtu nisën presionet e para të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, përmes frekuencës së mbajtjes së mbathjeve poshtë apo lartë shalëve të tyre.

Nga ky presion u vu në lëvizje Prokuroria e Posaçme, e cila përmes një urdhri të paligjshëm të kreut të sotëm të SPAK Klodian Braho, në atë kohë prokuror, vendosi të përgjonte pa një vendim gjykate, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas pretendimeve të Klodian Brahos, ndaj gjyqtarëve, dyshohet se është ushtruar ndikim, në këmbim të përfitimeve të paligjëshme. E thënë troç, Prokuroria e Posaçme dyshonte se gjyqtarë të Kushtetueses po korruptoheshin kundrejt parave për të dhënë një arsyetim, pra jo vendim, sepse vendimi ishte dhënë për legjitimitetin, por arsyetim për përdorimin e përgjimeve, që mund të ndikonte në proceset penale.

Ky përgjim ishte një tjetër skandal, sepse anëtarët e Kushtetueses gëzojnë garanci të shtuara pavarësie dhe nuk mund të përgjohen pa një vendim gjykate ,pasi është vepër penale. Por kjo pak rëndësi kishte për SPAK! Qëllimi ishte që përmes këtij përgjimi, të kishte presion të shtuar tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për të vendosur “Pro SPAK” për legjitimitetin e përdorimit të bisedave Sky Ecc dhe Enchrochat në hetimet penale.

Me të drejtë do pyesni ju, çfarë lidhje kanë shalët e Gentit, përgjimi i SPAK me vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut?!

Gjatë mbledhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për vendimin e pezullimit të Ballukut, dolën në media disa “kanakarë” të Prokurorisë së Posaçme, si gazetarja Anduena Llabani, e cila nga studio e “News 24”, bëri presion të hapur ndaj gjyqtarëve duke thënë publikisht:

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, janë në monitorim të plotë nga ndërkombëtarët dhe nga SPAK, pikërisht në lidhje me disa veprime abuzive qe kanë treguar në raport me elementë të politikës shqiptare, çfarë do të thotë që mund të jenë të kompromentuar në votën e zonjës Balluku.”, duke nënkuptuar se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë nën përgjim nga SPAK, sepse në thelb janë anëtarë që korruptohen lehtë, janë të ndikueshëm nga politika dhe pavarësia nuk ekziston në këtë institucion, por për hir të presionit të ndërkombëtarëve dhe SPAK, “detyrohen” të mos bëjnë gabime në vendimarrje.

Vazhdon më tej: “Ka informacione të tjera se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që kanë dhe shumicën e votave, janë kontaktuar drejtpërsëdrejti nga zonja Balluku, vetëm e vetëm që të kenë kuorumin e votave!”, pra sipas gazetares po tentohet deformimi i vullnetit të anëtarëve të Kushtetueses nga Balluku, që s’është e vërtetë, pasi SPAK do fërkonte duart po ta kishte një provë të tillë kundër zv Kryeministres, e cila po tenton të deformoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke korruptuar anëtarë të gjykatës, që është vepër e rëndë penale.

Sipas gazetares: “Ka informacione të tjera që Gjykata Kushtetuese, ka dhe anëtarë të pablerë, ose të pabindur, të cilët kanë kundërshtuar dhe janë te prirur të japin vendimin që arsyetojnë në përputhje të Kushtetutës dhe sipas saj kanë kundërshtuar zonjën Balluku, madje këto janë me emra konkretë”?! Këtu gazetarja flet për emra konkret të personave të cilët kanë pasur debat me Ballukun që të votojnë pro saj, ku përmend gjyqtarin Gent Ibrahimi, pasi në retorikë më mbrapa përmend edhe përgjimin e paligjshëm të SPAK të bërë ndaj tij, për arsyetimin e vendimit të legjitimitetit të përgjimeve Sky Ecc dhe Enchrochat.

Këtu kap kulmin sulmi: “Nëse këto 3 elementë vërtetohen, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mund të shohim edhe goditjen e Gjykatës Kushtetuese nga SPAK. Ndaj mos u habisni që edhe njëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të dali dhe me pranga nga ai institucion!”. Kjo deklaratë publike është një presioni i hapur para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj një anëtari të saj, siç është Gent Ibrahimi, për të ndikuar në vendimin kundër Ballukut dhe në favor të SPAK.

Presioni funksionoi, pasi njësoj si gazetarja dhe SPAK kishte dijeni ndoshta nga “monitorim-përgjimi”, se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin 5 me 3 në favor të Belinda Ballukut dhe kundër pezullimit. Por shantazhi i hapur që i’u bë Gent Ibrahimit, se mund të dalësh me pranga në duar nga aty, është sa i turpshëm dhe i rrezikshëm.

Ta marrim për një moment të vërtetë pretendimet e gazetares së SPAK, se Gent Ibrahimi u kontaktua nga Belinda Balluku të jepte një vendim pro saj. Nëse Prokuroria e Posaçme e kishte këtë informacion për ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga Balluku, që është vepër penale, shpërdorimit të detyrës nga Ibrahimi, që është vepër penale, pse nuk ngre akuza për këta të dy?

Për një organ hetimi, është më i rëndësishëm për të provuar fajësinë e veprës penale të kryer nga dy zyrtarët më të lartë të ekzekutivit dhe gjyqësorit, apo për të marrë një vendim pro oreksit të tyre që është pezullimi nga detyra i një zyrtari, që nuk ndikon fare tek procedimi penal i SPAK ndaj Ballukut?

Pse prokurorë të SPAK e lanë në mes konsumimin e një vepre penale, thjesht për të marrë një votë PRO tyre në Kushtetuese?

Pra, a është shpërdorim detyre të Prokurorëve të Posaçëm, duke përjashtuar për një moment që kanë përgjuar një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, sërisht pa vendim gjykate, por këtë po ja “falim” se e kanë bërë në emër të “drejtësisë”, por a po bëjnë padrejtësi kur e kanë të provuar veprën penale dhe nuk kanë hapur çështje për Ballukun dhe Ibrahimin?

A duhet të shqetësohemi ne se media po i bën presion të hapur, organit më të lartë të Gjyqësorit, për llogari të SPAK? Sepse ajo që bëri gazetarja nuk ishte raportim i ngjarjeve, pas vendimit, apo një analizë mbi ç’ka ndodhur, por para tij… duke influencuar drejtpërdrejt përmes presionit vendimin e një gjyqtari të Kushtetueses dhe duke e intimiduar me këshillën… të bënte kujdes pasi ata kishin provat kundër tij dhe se mund të arrestohej menjëherë nga SPAK, nëse do vendoste në favor të Ballukut.

A do kishte guxim një gazetarë të sulmonte dhe bënte presion të hapur ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, po të mos kishte mbështetjen e SPAK?

Ku mund të ankohet një gjyqtarë i Kushtetueses, se një gazetare e mbështetur nga SPAK po i bënë presion drejtësisë, që të jap një vendim pro organit të akuzës?

A duhet të shqetësohemi ne, se në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka vakancë dhe nuk e plotëson dot kuorumin me 9 anëtarë, një gjyqtarë si Gent Ibrahimi është i shantazhueshëm “qoftë për lekët apo qoftë për brekët” duke u bërë faktor për një krizë institucionale?

Në një kohë kur Prokuroria vendos për fatin e dosjeve të saj, përmes influencës së drejtpërdrejt të prokurorëve tek gjytarët e posaçëm dhe përmes shantazhit duke përdorur përgjime të paligjshme, pra pa vendim gjykate për askënd, a mund ta klasifikojmë SPAK si organ inkuizicioni dhe jo drejtësie, ashtu sikurse shumë media, analistë dhe politolog e kanë quajtur deri tani… “Republikë Prokurorësh”

Prandaj është domosdoshmëri që Rama ta kërkoj drejtësinë në Strasburg, për vendimin pa vendim të pezullimit të Ballukut, sepse atje nuk ka gazetarë që mund t’i bëjnë presion gjyqësorit para një vendimi dhe as prokuror që përgjojnë në mënyrë të paligjshme gjyqtarët, për t’i shantazhuar vetëm pse ata do guxonin “të dilnin nga rrjeshti” i ëndrrave të tyre, duke mos i lejuar as ta mendojnë se jetojmë në një “Republikë Prokurorësh” dhe se fjalën e fundit të fajësisë e ka vetëm gjykata. /Ekskluzive.al

https://ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/02/Llabani-presion-Gent-Ibrahimi-Kyshtetuese.mp4

Next Post

Dhunohet avokati i Ilir Metës/ Policia e Vlorës jep detaje: U konfliktua me dy persona për makinën, e goditën fizikisht

Gjykata Kushtetuese si parkim

Deputeti milioner, por dhe “varfanjak” njëkohësisht

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved