• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sot faza përfundimtare e procesit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

February 9, 2026
in Diaspora

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka hyrë në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës, gjykata me seli në Hagë e cila gjykon krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-anëtarët e UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë fazë, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë për herë të fundit të paraqesin fjalët përfundimtare para trupit gjykues. Avokati Artan Cerkini, në një intervistë për KosovaPress, tha se fjalët përfundimtare do të zhvillohen nga 9 deri më 18 shkurt.

“Jemi në fazën përfundimtare sepse fjalët përfundimtare të palëve shënojnë edhe përfundimin e procedurës. Natyrisht, si prokuroria, ashtu edhe mbrojtja do të përmbledhin faktet dhe provat, secila për ta mbrojtur pozicionin e vet. Fillimisht do të flasë prokuroria, pastaj mbrojtja. Sipas aktvendimit të gjykatës, prokuroria do të ketë tetë orë, çdo ekip mbrojtës nga katër orë e gjysmë, ndërsa të pandehurit nga 20 minuta secili për t’u drejtuar trupit gjykues. Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të tërhiqet për vendimmarrje,” tha Cerkini.

Ai shtoi se nuk pritet që vendimi për ish-zyrtarët e lartë të merret para muajit qershor, për shkak të volumit të madh të dëshmive dhe provave materiale të shqyrtuara gjatë procesit.

“Gjykata nuk ka vendosur gjatë procedurës për pranueshmërinë e provave, sepse çdo ankese e mbrojtjes është trajtuar me vendime që parashikojnë shqyrtimin vetëm të provave të pranueshme,” theksoi ai.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë hedhur poshtë. Edhe pse ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, gjyqi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, gati tre vite pas konfirmimit të aktakuzës.

Next Post

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën për të disiplinuar drejtësinë e çoroditur!

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Alarm në Gjermani! Kreu i Mercedes paralajmëron: Rritni orët e punës ose kapitali largohet

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved